Kulla Veneciane, së shpejti i rikthehet publikut

Kulla Veneciane
Kulla Veneciane, Durrës


Kulla Veneciane në Durrës së shpejti do i rikthehet publikut.

Një nga monumentet më simbolike të qytetit të Durrësit, Kulla Veneciane po shndërrohet në një qendër informacioni dhe interpretimi të historisë së qytetit, për vizitorët.

Ky transformim vjen falë programit EU4Culture dhe UNOPS.

Përveç restaurimit, falë programit EU4Culture, kulla do të “flasë” përmes programeve teknologjike multimediale. Procesi i pajisjes teknologjike do të nisë pas përfundimit të restaurimit.

Programi EU4Culture financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.

Me një buxhet total prej 40 milionë euro, EU4Culture shtrihet në të gjithë territorin e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, me ndërhyrje të planifikuara në një sërë objektesh të Trashëgimisë Kulturore. Përveç restaurimit, do të investohet në rijetëzimin e siteve të përzgjedhura të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve të vendndodhjes./ATSH

Kulla Veneciane, Durrës

ObserverKult

Lexo edhe:

DURRËS, KULLA VENECIANE DO TË “TREGOJË” TNIS RESTAURIMI I TORRËS VENECIANE, SIMBOLI I DURRËSIT

Në qytetin e Durrësit ka nisur restaurimi i Torrës Veneciane, e cila pritet të kthehet në pikë informacioni turistik.

Programi EU4Culutre bën të ditur se “nisi restaurimi në një nga objektet më interesante të qytetit të Durrësit. Torra Veneciane është pjesë e siteve të programit EU4Culture  financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt po zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës”.

“Jemi shumë të lumtur të ndajmë lajmin se Torra do të kthehet në një qendër interpretimi të trashëgimisë kulturore. Përmbajtja inovative dixhitale dhe aksesi universal, shkojnë përtej aspekteve të ruajtjes ku do të fokusoheshim”, thekson EU4Culture.

Kulla Veneciane është një nga ndërtimet më interesante mbrojtëse të Durrësit. Është ndërtuar në shekullin XV mbi kullën bizantine dhe kjo ndërtesë ka qenë pjesë e mureve që rrethonin qytetin e Durrësit.

Kulla ka potencial të pashfrytëzuar si qendër turistike dhe e informacionit interaktiv historik, rivitalizimi i së cilës, përmes programit “EU4 Culture”, do t’i nxisë vizitorët të eksplorojnë më tej sitet e shumta unike të trashëgimisë në të gjithë Durrësin, një nga vendbanimet më të lashta të Ballkanit./ATSH