Nga Ndue Dedaj
“E di një fjalë prej guri” (1969) është titulli i njërit prej librave poetikë të Azem Shkrelit. Guri do të shndërrohej në një metaforë dalluese të poezisë së tij.
Kjo metaforë është Kosova, të cilës poeti i drejtohet: “hapin e ke të erës”, “duart i ke të gurit”, “supet i ke të Sharrit”, çka bën që “toka e bukës së saj” të mos “mbetet shterpë”.
Poezia e Shkrelit bulëzon në vitin 1960, shenjohet me gurin për t’u përmbyllur me shiun. (“Lirikë me shi”, 1994).
Kumti i gurit është fytyrëzuar aq ndjeshëm në poezinë do të thoshim monumentale “Guri i Martinit”, kushtuar sivëllaut të tij poet, Martin Camaj, e cila do të jetë subjekt i një eseje të ardhshme.
Me këtë rast po postojmë dhe një poezi tonën të hershme kushtuar Azem Shkrelit.
N. D.
Guri i Martinit
– M. Camajt –
Mik i gjakut të penës, kush e di sa vite
Fëmijë të kërkoja me “Një fyell ndër male”
Kush e di se në male, përmbi gurë më rrite
Me një daltë fjale
Dhe sot pas sa vitesh që s’na panë
Më del në Bavari një gur prej të Dukagjinit
Rritur me qumësht ashti të tokës nënë
Jam Guri i Martinit
Më lër dhe pakëz, më lër, Gur i Martinit
T’ia mbaj dorën në krah si andej në Malësi
t’ia ftoh shkrumët e mallit e të mërgimit
Dhe do shkoj, s’do rri
Pse gurët dhe poetët nëpër botë
I dashka të shpërndarë ky dhe i yni
Zi nuk mbajmë, po kurrë mos qofsh e kotë
Dhembje në Gur Martini
Lengrisë – Bavari, shkurt 1993.
___________________
Vëllimi poetik “Ajsbergu i Hanës” është botuar në vitin 1998.
ObserverKult
Lexo edhe:
PANDI LAÇO: NDARJA NUK ËSHTË DHIMBJE…
Poezi nga Pandi Laço
Ndarja nuk është dhimbje,
apo mendim i fiksuar!
As duar që dridhen,
e gjumë i trazuar!
As lot – gur në peshoren e zemrës!
Është thikë në lukth!
Skalp trofe në duart e tjetrit,
Çelik avioni në turbulencë,
Natë e kthyer mbrapsht si xhaketë,
Spicë qelqi në bebe të syrit!
Por pas të gjithave,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult