Pandi Laço: Ndarja nuk është dhimbje…

pandi laço të të them shpirt

Poezi nga Pandi Laço

Ndarja nuk është dhimbje,
apo mendim i fiksuar!
As duar që dridhen,
e gjumë i trazuar!
As lot – gur në peshoren e zemrës!

Është thikë në lukth!
Skalp trofe në duart e tjetrit,
Çelik avioni në turbulencë,
Natë e kthyer mbrapsht si xhaketë,
Spicë qelqi në bebe të syrit!
Por pas të gjithave,

Është e lehtë…
Një tjetër fjalë më shumë rëndon,
“Ndasi”!
Jo vetëm në fjalor !

ObserverKult


Lexo edhe:

SIMBOLIKA E FENIKSIT: RIPËRTËRITJA, RILINDJA DHE SHKATËRRIMI