Me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, ObserverKult ka realizuar projektin “Kultura në Fokus” duke organizuar një cikël debatesh tematike ku janë rrahur çështje të rëndësishme që lidhen me problematikat e gjendjes së sektorit të kulturës tek ne.
Debatet i janë kushtuar kinematografisë, letërsisë dhe muzikës, me pjesëmarrjen e personaliteteve të fushës të cilët janë afër dhe të familjarizuar me problematikat e ngushta që lidhen me këto sektore të caktuara, dhe janë moderuar po ashtu nga personalitete të cilët janë brenda këtyre sektorëve.
Kështu, debatit për kinematografi është moderuar nga regjisori Ben Apolloni, ndërsa panelistë ishin: Dritan Dragusha ( filozof), Aurita Agushi ( aktore) dhe Esat Fejza ( regjisor).
Debati për Letërsi u moderua nga shkrimtari dhe studiuesi Gëzim Aliu, ndërsa panelistë ishin: gjuhëtari dhe studiuesi Bardh Rugova, studiuesja dhe përkthyesja Meliza Krasniqi dhe shkrimtari Ardian Haxhaj.
Ndërsa, debatin për muzikë e moderoi, Bashkim Islami, njohës iI fushës, dhe panelist ishin kompozitori Memli Kelmendi, tenori Denik Prizreni, dhe kitaristi Guri Shkodra.
Në Debatin për Kinematografinë, u rrahën çështje specifike nga kjo fushë, ku panelistët shpalosën përvojat e tyre, sfidat dhe ambicjet e po ashtu edhe rekomandime të cilat do të ishin me interes për të ardhmen e kinematografisë. Mungesa e investimeve në kinematografi, përkrahjes së artistëve, sfidat e realizimit të projekteve me buxhet të vogël, sfidat e të punuarit me staf të vogël dhe mosspecializimit në fusha specifika janë ndër çështjt që u rrahën tematikisht përgjat debatit.
Ju ftojmë të ndiqni disa sekuenca të shkëputura nga ky debat:
Në Debatin për Letërsinë u diskutua po ashtu për çështje me rëndësi të lidhura me letërsinë, për ate se a ka skenë letrare në Kosovë, për pozitën e shkrimtarin, për raportin e tij me mediat, për pasqyrimin dhe mënyrën e raportimit të mediave për letërsinë, për veprimtarinë e shtëpive botuese, festivalet letrare, përkthimet dhe kritikën letrare.
Ju ftojmë të ndiqni disa sekuenca të shkëputura nga ky debat:
Edhe Debati për Muzikën u fokusua në temat kryesore që prekin këtë sector, si p.sh për karakteristikat e skenës së sotme muzikore, vështirësitë e depërtimit të vlerave përballë komercialitetit, dallimet mes kualitetit të muzikës ndër dekada, kërkesat e nevojat e publikut, mënyrën e depërtimit të vlerave në treg, fenomenet individuale muzikore dhe prezantimit në tregun ndërkombëtar, për tekstet e këngëve, skenat alternative, infrastrukturën, investimet dhe të drejtën e autorit.