Kundera: Nuk mund të jeni të dashuruar dhe të mençur në të njëjtën kohë!

Thënie të zgjedhura për dashurinë nga shkrimtari i shquar Milan Kundera:

“Ja dhash’ asaj zemrën, por ajo e donte shpirtin tim.”

“Ju nuk mund të jeni të dashuruar dhe të mençur në të njëjtën kohë.”

“Të bësh dashuri me një grua dhe flesh me një grua janë dy pasione të ndara, jo vetëm të ndryshme, por edhe të kundërta.”

“Dashuria nuk e ka nevojën për ta ndjerë dëshirën për çiftim (një dëshirë kjo e cila zgjerohet në një numër të pakufizueshëm të grave), por e ka dëshirën për gjumin e përbashkët (një dëshirë kjo e cila limitohet vetëm tek një grua.)”

“Dashuria është përgjërimi për gjysmën e vetes tonë të cilën e kemi humbur.”

ObserverKult


kundera

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI I NJOHUR, MILAN KUNDERA

Shkrimtari çek Milan Kundera, autor i romanit të famshëm “Lehtësia e padurueshme e qenies”, vdiq në moshën 94-vjeçare.

“Fatkeqësisht, mund të konfirmoj se Kundera vdiq dje (e martë, 11 korrik) pas një sëmundjeje të gjatë”. Tha Ana Mrazova, zëdhënëse e Bibliotekës “Milan Kundera” në vendlindjen e tij Bërno të Republikës Çeke.

Duke u larguar nga atdheu për në Francë në vitin 1975, pasi më parë u përjashtua nga Partia Komuniste Çekosllovake për “veprimtari antikomuniste”. Kundera kaloi 40 vjet mërgim në Paris, pasi iu hoq shtetësia çeke në vitin 1979.

Aty ai shkroi veprat e tij më të famshme, si “Lehtësia e padurueshme e qenies”. Dhe më vonë la pas gjuhën e tij amtare për të shkruar romane në gjuhën frënge, duke filluar me romanin “Ngadalësia” të vitit 1995 deri te romani i tij i fundit, “Festivali i Papërfillshmërisë” i vitit 2014…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU