Ju ftojmë të ndiqni një prej këngëve më të bukura të kënduara nga Ardit Gjebrea. Bëhet fjalë për këngën “Kur braktis atë që do” me tekst të Timo Fllokos:
Teksti:
Ti, ti po kthehesh përsëri tek unë,
Me pendesë dhe trishtim pafund,
Ka kaq kohë që po të pres, sa shumë.
Vjen, përmes erës nëpër net ti vjen,
Nostalgji dhe dëshpërim më sjell,
Sa e huaj je tani, s’e ndjen.
Ku shkuan ëndrrat, ku?
Kë deshën sytë e tu, s’e di.
Ne heshtim që të dy,
Na ndan një ftohtësi tani.
Kur braktis atë që do,
Vjen një çast që e kupton,
Se pa të ti dot s’jeton…
Çfarë, më thuaj vlen në botë,
Kur je vetëm e ke ftohtë,
Dhe një zemër s’e gjen dot?
Ku shkuan pritjet, ku?
Ku ndali hapi yt, s’e di.
Një ndjenjë, në fshehtësi,
Jam skllavi yt më thotë tani.
Unë, sa trishtim po ndjej në shpirt, çudi,
Kur pendesën shoh në sytë e tu,
S’di të dua, a të humba përgjithnji.
Ti, ti u ktheve,
Lotin shoh të ngrirë,
Jam i dobët dhe të fal, s’e di,
Mund ta kthejmë në jetë dashurinë…
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇAPALIKU, VELIAJ, LLOSHI, JACAJ, MEKSI DHE GOGO- FITUESIT E ÇMIMEVE KOMBËTARE TË LETËRSISË