Kur Enver Hoxha ulej gjunjë më gjunjë me popullin në bjeshkë (Foto)

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar për kohë më parë një foto të diktatorit Enver Hoxha.

Në foton e publikuar për herë të parë shihet Enver Hoxha ulur gjunjë më gjunjë me popullin në bjeshkë. Hoxha i ka vendosur dorën e tij te gjuri i një banori të zonës.

Historiani sqaron se fotoja është shkrepur në  Tropojë, në maj të vitit 1970.

“Tinëz dhe vjedhurazi dorën përmbi gju e vë. Hiret nuk njohin moshë. Zanati po ashtu. Tropojë, maj 1970,” shkruan Dervishi në Facebook-un e tij si koment për foton.