Kur do të ndalet e keqja? Kur do gëzohet përsëri ky shpirt?

Nga Elda Zavalani

Kur do ndalet e keqja? Kur do gjejmë pak paqe e pak qetësi? Kur do t’i vijë fundi çmendurisë? Kur do pushojë lufta? Kur ata miliona refugjatë do kthehen ne vendin e tyre? Kur do gëzohen fëmijët? Kur do thahen lotët? Kur do dëgjohet vetëm muzikë dhe jo krisma? Kur do pastrohet ajri dhe qielli nga tymi? Kur do ringjallet shpresa dhe do lulëzojë jeta?

Ka vetëm një përgjigje:

Kur ne ta ndjejmë njëri-tjetrin, ta duam njëri-tjetrin, ta ndihmojmë e ta shpëtojmë njëri-tjetrin, t’ja lehtësojmë dhimbjen njëri-tjetrit.

Vetëm dashuria dhe dhembshuria do ta shpëtojnë këtë botë të trazuar.

Në këtë 1 mars kam një lutje në vend të urimit:

“Zot, jepju njerëzve edhe nga një zemër tjetër, të duan më shumë, të ndjejnë më shumë, të përpiqen më shumë, të mendojnë më shumë, ëe japin me shumë !”

P.S. Shkrim i shkruar kohë më parë

ObserverKult


Lexo edhe:


ELDA ZAVALANI: U LODHA NGA DHIMBJET E KËSAJ BOTE…

Elda Zavalani

U lodha nga dhimbjet e kësaj bote,
U lodha nga brengat,
U lodha nga realiteti i hidhur,
U lodha nga luftrat e mëdha e të vogla,
U lodha nga indiferenca,
U lodha nga largesitë,
U lodha nga ato qe s’duken
E që njerëzit kanë frikë t’i shohin,
U lodha nga vetmia në mes të njerëzve,
U lodha nga ato që do më duhet të duroj e të gëlltis
Po shkoj në një lëndinë të blertë
Të ec zbathur e t’ja jap të tëra Tokës.
Ajo na lindi dhe ajo do na marrë përsëri…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

KADRI ROSHI: E MIRA NA MBULOHET NË VARR ME KOCKAT, E KEQJA MBAHET MEND!