Kur dy të dashuruar…

Nga: Justinus Kerner

Fort bukur ngjajnë në qiell
Dy yje që rrinë puq,
Si dhe dy trëndafila
Ku njëri-tjetrin skuq.

Po fort më bukur duket –
Me bukuri pa shok –
Kur dy të dashuruar
Të lumtur rrinë tok.

Përktheu: Petraq Kolevica