“Kur e përcolla Ylberin, ktheva hyna n’odë”/Dëgjojeni të kënduar nga Nazmije Hoxha (teksti dhe video)

nazmije hoxha ylberi ylberin

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën e njohur popullore “kur e përcolla Ylberin” kënduar nga Nazmije Hoxha.

Kur e përcolla Ylberin
Ktheva hyna n’odë
Kur ia pash manzerrën vjerrun
Ja lava me lot.

Mos e laj me lot, oj zano,
Mos e laj me lot,
Se shkoi viti parë, oj zano,
Porsi dita sot…

Shkuen muaj, shkuen vite,
Zemra mu dogj flakë,
S’na lan’ hallet s’na lan’ dertet
Me jetue bashkë.

Ditët e gurbetit Ylber
qofshin të mallkuem
ndau nanë e bir, o ylber
ndau burrë e gru!

Mora harqe e dola n’ bahçe
Çorapet mej thurë
Prej mërzisë mbi çorape
Plasa tuj lotu…

O Ylberi dadës, o,
A thu m’ke harru?
Ditët e gurbetit Ylber,
Qofshin të mallkum!

ObserverKult

Dëgjoje edhe:

Liri Rasha “Kur e përcolla ylberin” (Teksti dhe video)