Kohë më parë janë publikuar fotografi të rralla të Kongresit të IV të PPSH-së, që u zhvillua në datat 13 deri në 20 shkurt të vitit 1961.
Ky do të ishte edhe kongresi i fundit ku do të merrnin pjesë edhe delegacionet nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, të njohura ndryshe dhe si “Demokracitë Popullore”.
Në punimet e këtij kongresi, regjimi komunist i Tiranës do të zyrtarizonte edhe prishjen përfundimtare të marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Moskën. Madje, sipas kujtimeve të vetë Enver Hoxhës, si dhe dokumentarëve e kinokronikave të kohës, në atë kongres, diskutimet midis delegatëve të PPSH-së dhe atyre të ftuar nga vendet lindore, të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik, do të degjeneronin në akuza dhe kundërakuza personale, transmeton ‘konica.al’.
Në këto fotografi zyrtare, që u realizuan pas përfundimit të punimeve të këtij kongresi, shihet qartë prezenca e pothuajse të gjithë ushtarakëve të lartë (gjeneralë dhe kolonelë) të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ministrisë së Mbrojtjes Popullore.
Pjesëmarrja e madhe numerike e ushtarakëve të lartë nëpër kongreset e PPSH-së, tregonte qartë edhe rëndësinë e madhe që regjimi komunist i Tiranës, i jepte prezencës ushtarake në jetën politike të vendit.
Pas vitit 1961, këto pamje nuk do të bëheshin të njohura për publikun, pasi në të shfaqeshin një pjesë e mirë e ushtarakëve madhorë, të cilët, nga viti 1966 e kryesisht në vitin 1974, kur filloi goditja ndaj të ashtuquajturit “Grupi puçist i Beqir Ballukut”, do të pësonin goditje të njëpasnjëshme (arrestime, internime dhe ekzekutime) në karrierën e tyre.
—————–
Lexo edhe:
Ka ardhur fillimisht si pushtues, pastaj ka kaluar në anën e partizanëve, pas luftës është arrestuar, burgosur e akuzuar si agjent i Vatikanit. Një njeri që i ka përjetuar të gjitha. Një dëshmitar okular i Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, por edhe i zhvillimeve politike të brendshme...
Tekstin e plotë e gjeni KËTU