Kur fati të troket në derë, italiania fiton në lotari pikturën 1 milion euro të Pablo Picassos

Një grua italiane ka fituar në lotari një pikturë nga Pablo Picasso me vlerë rreth 1 milion euro pasi bileta ju dha si dhuratë. Bileta fituese u zgjodh gjatë një eventi live në shtëpinë e ankandeve Christie në Paris.

Eventi ishte anuluar dy herë, në fillim për t’u shitur më shumë bileta dhe më vonë për shkak të masave të marra ndaj pandemisë. Piktura është realizuar në 1921 dhe është një punë relativisht me përmasa të vogla, që paraqet një gotë me glikanxo dhe një gazetë mbi tavolinë.

Në total nga organizata u mblodhën 5.1 milion euro për bamirësi nga shitja e 51 mijë biletave të lotarisë, secila me një vlerë prej 100 euro. Organizatorët thanë se 4.2 milion e të ardhurave do të shkonin për një projekt të ujit të pastër në shkollat dhe fshatrat e Madagaskarit, Marokut dhe Kamerunit.