Kur fotografitë e Marubit ngjyrosen, ja si duken tani

Fotografitë e mëposhtme, vijnë të përpunuara me ngjyra, nga Suad Barbullushi. 

Në fotografinë kryesore, shfaqet një grua me veshje tradicionale qytetare myslimane të krahinës së Shkodrës, e realizuar në studion “Marubi” në Shkodër, në vitin 1922, nga Kel Marubi.

Kjo fotografi ishte përzgjodhur si pjesë e ekspozitës “Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” që u mbajt muaj më parë në Muzeun Marubi në Shkodër, pas ekspozimit në Muzeun e Fotografisë FOAM, në Amsterdam.

Sipas Robert Elsie “Izolimi tradicional i shqiptarëve nga pjesa tjetër e Evropës, bënë që veshjet popullore të shfaqnin tipare të veçanta dhe shpesh të rralla… Veshjet popullore, tregonin jo vetëm përkatësinë fisnore dhe fetare, por edhe – për gratë në shumë raste – nëse gruaja në fjalë, ishte e martuar apo jo.”

Albumi me fotografitë e Marubit, të përpunuara me ngjyra, janë si më poshtë:


Lexo edhe:

ARKIVI I MUZEUT TË FOTOGRAFISË “MARUBI”, DIGJITALIZOHEN 15.260 FAQE

ObserverKult