“Kur humb një person që e do shumë, është e vështirë t’i mbijetosh humbjes”

Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta nga futbollisti i mirënjohur, Cristiano Ronaldo.

“Nëse nuk e beson se je më i miri, atëherë nuk ke për ta arritur gjithçka që je i aftë të arrish”.

“Ëndrrat nuk janë ato që sheh në gjumë, por ato që të lënë pa gjumë”.

“Qëndro i fortë, ji guximtar dhe ec gjithmonë me kokën lart përpara”.

“Nëse mendon se je perfekt tashmë, asnjëherë nuk ke për ta arritur perfeksionin”.

“Ka njerëz që më urrejnë dhe thonë se jam arrogant, apo çdo gjë tjetër të keqe. E gjitha kjo është pjesë e suksesit tim. Unë jam bërë për të qenë më i miri”.

“Nëse nuk mund të ndihmojmë familjet tona, atëherë kë duhet të ndihmojmë?”

“Unë nuk jam një perfeksionist, por më pëlqen të ndiej se gjërat janë bërë mirë. Më e rëndësishme se kaq, unë ndiej një nevojë të pafund për të mësuar, për t’u përmirësuar, evoluar, jo vetëm për të kënaqur trajnerin dhe tifozët, por edhe për t’u ndjerë i kënaqur me veten. Është bindja ime se nuk ka kufij për të mësuar dhe se mësimi kurrë nuk mund të ndalet, pavarësisht nga mosha jonë”, transmeton ‘bota.al’.

“Unë e shoh futbollin si një art dhe të gjithë lojtarët janë artistë. Nëse jeni një artist i madh, gjëja më e madhe që mund të bëni, është të bëni një fotografi që dikush tjetër e ka pikturuar tashmë”.

“Në ditët e sotme ka mundësi që askush nuk e di nëse do të vijnë përsëri në të ardhmen”.

“Kur humb një person që e do shumë, është e vështirë t’i mbijetosh humbjes”.

Cristiano Ronaldo

————————————————–

LEXO EDHE: ALLENDE: NUK EKZISTOJNË NDARJE PËRFUNDIMTARE, DERISA KA NJË KUJTIM…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Nëse ndihesh i pikëlluar, je duke jetuar në të kaluarën. Nëse ndihesh i shqetësuar, je duke jetuar në të ardhmen. Nëse ndihesh i qetë, je duke jetuar në të tashmen./Lao Tzu

Si ka mundësi që nuk e kuptojmë asnjëherë kur fillon dashuria, por gjithmonë e dimë kur mbaron. /George Carlin

Në fillim të shpërfillin, pastaj të përqeshin, mandej të luftojnë, e në fund ti fiton. /Gandhi

Nuk ekzistojnë ndarje përfundimtare, derisa ka një kujtim. /Isabel Allende

Nga gjithçka e përjetshme, afatin më të shkurtër e ka dashuria. /J. Vishnjevski

Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye. /Volteri

Mos u bëj një njeri suksesi, bëhu një njeri vlerash./ Albert Einstein