Allende: Nuk ekzistojnë ndarje përfundimtare, derisa ka një kujtim…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Nëse ndihesh i pikëlluar, je duke jetuar në të kaluarën. Nëse ndihesh i shqetësuar, je duke jetuar në të ardhmen. Nëse ndihesh i qetë, je duke jetuar në të tashmen./Lao Tzu

Si ka mundësi që nuk e kuptojmë asnjëherë kur fillon dashuria, por gjithmonë e dimë kur mbaron. /George Carlin

Në fillim të shpërfillin, pastaj të përqeshin, mandej të luftojnë, e në fund ti fiton. /Gandhi

Nuk ekzistojnë ndarje përfundimtare, derisa ka një kujtim. /Isabel Allende

Nga gjithçka “e përjetshme”, afatin më të shkurtër e ka dashuria. /J. Vishnjevski

Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye. /Volteri

Mos u bëj një njeri suksesi, bëhu një njeri vlerash./ Albert Einstein

ObserverKult  


Lexo edhe:

THËNIE NGA ROBERT DE NIRO: MOS I TRADHTONI KURRË MIQTË DHE MBAJENI GOJËN TË MBYLLUR…

Robert De Niro konsiderohet si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe ai ka arritur sukses në pothuajse në çdo zhanër filmi.

Por gjithashtu, ai është regjisor dhe producent filmi.

Aktori i njohur, Robert De Niro vjen prej një familje artistësh: nëna e tij, Virginia Admiral, ka qenë piktore, i ati i tij, Robert, ishte piktor, skulptor dhe poet. Robert de Niro u rrit në pjesën e qytetit të New York City në Little Italy në Manhattan.

Robert De Niro ka pasur një ndikim domethënës për artin, qoftë në filma, qoftë në fjalimet e tij mbresëlënëse, duke dhënë këshilla të panumërta edhe si një mentor i mirë për studentët.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult