Kur i jep një këshillë mikut, këshilloje në mënyrë që ta ndihmosh e jo t’i bësh qejfin

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Ai që e sheh nevojën e tjetrit dhe pret që t’i kërkohet ndihmë, është po aq i pasjellshëm sa ai që refuzon ta ndihmojë./Dante Alighieri

Nganjëherë, personi që ti mendon se do të të japë goditjen finale kur të rrëzohesh, është në të vërtetë nga ata pak persona që do të të ndihmojë të ringrihesh./ Paulo Coelho

Dashuria e vërtetë nuk është tjetër veçse dëshira e shfrenuar për të ndihmuar dikë tjetër që të jetë vetvetja. /Jorge Bucay

Lumturia më e madhe dhe paqja më e ëmbël i përket atij që përpiqet të ndihmojë të tjerët./Selma Lagerlof

Qëllimi i jetës është të ndihmojmë të tjerët. E nëse nuk mund t’i ndihmojmë, të paktën të mos u bëjmë të keqen./Tenzin Gyatso

Ka të drejtë të qortojë veç kush është i gatshëm të ndihmojë./Abraham Lincoln

Njerëzit e pjekur në dashuri e ndihmojnë njëri-tjetrin që të jenë të lirë, e ndihmojnë njeri-tjetrin që të këpusin çfarëdolloj zingjiri./Osho

I vetmi person që nuk mund të ndihmohet është ai që ua hedh fajin të tjerëve./Carl Rogers

Kur i jep një këshillë mikut, këshilloje në mënyrë që ta ndihmosh e jo t’i bësh qejfin./Soloni

Kanë të drejtë të bëjnë vërejtje, ata që kanë mirësinë të ndihmojë. Pjesa tjetër është pashpirtësi, jo drejtësi./William Penn

ObserverKult


sharon stone

Lexo edhe:

THËNIE MOTIVUESE NGA SHARON STONE: I DUA EDHE NJERËZIT QË MË RRËZUAN PËRTOKË…

ObserverKult ua sjell disa thënie të aktores së famshme, Sharon Stone:

-Nuk dua të jem grua që “nuk plaket kurrë”. Dua të jem femra që po bën më të mirën në moshën e saj.

– Mendoj se një grua nuk e bën të bukur make-up apo modeli i flokëve, por eksperiencat e jetës së saj.

– Gratë mund të shtiren sikur po kalojnë në orgazëm, kurse meshkujt mund të shtiren përgjatë gjithë lidhjes.

– Çdokush rritet. Askush nuk do të jetë i njëjti.

– E dua karrierën time. E dua jetën time, e dua familjen time. I dua edhe njerëzit që më rrëzuan përtokë, sepse ata janë mësuesit e mi më të mirë.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult