Kur Isa Boletini e Bajram Curri kërkonin të dëgjonin arie nga muzika shqiptare/ Dokumenti

curri

Historiani Jahja Drançolli, dje në profilin e tij në Facebook ka publikuar një dokument interesant që ka të bëjë me dy heronjtë, Isa Boletini e Bajram Curri.

Ju ftojmë ta lexoni:

“Si sot, në vitin 1912, është pritur hyrja e Isa Boletinit dhe Bajram Currit në Shkup!
Sipas një dokumenti diplomatik, Isa Boletini dhe Bajram Curri kishin kërkuar nga një klub muzikor me interpretues shqiptarë të Shkupit, vëllezërit e besimit katolik për të ekzekutuar arie nga muzika shqiptare.

Në të vërtetë, sipas dokumenteve relevante, është fjala për klubin “Shqiptar i Shkupit” dhe orkestrën frymore “Zani i Maleve”, një ndër themeluesit e të cilit ishte edhe Nikollë Bojaxhiu, baba i Shën Nënë Terezës!”, shkruan Drançolli.

Orkestra frymore Zana e Malit u formua në vitin 1910. Rolin vendimtar për krijim e saj luajti Klubi i Shkupit, ndërsa ajo luajti rol të rëndësishëm në krijimin e frymës atdhetare në Shkup.

Përgatiti T.K/ ObserverKult

Lexo edhe:

SI VDIQ BAJRAM CURRI, E VRAU AHMET ZOGU APO U VETËVRA PËR TË MOS…

Si vdiq Bajram Curri?

Nga Albert Vataj

Thonë u shtri, e thonë u vra/ Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë/ As te zëmr’ e Djalërisë.
As je vrar’ e as po vritesh,/Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë/ Tmerr, panik i mizorisë.
Këto vargje janë pjesë e elegjisë që Fan Noli ka end për vdekjen e Bajram Currit, më 29 mars 1925.

Ndërsa kanë kaluar kaq vite, ende e vërteta e vrasjes së bujshme rri pezull mbi mitikën e atyre maleve të Dragobisë sot e asaj dite, si për të ngasur kureshtinë, e trazuar prej amshimit legjendën, Bajram Curri.

Megjithëse bashkëkohësit kanë patur të gjithë të mundshmen për të rrëfyer çfarë ka ndodhur në Shpellën e Dragobisë 29 marsin e vitit 1925, ende nuk është thënë fjala e fundit.


E vranë të paguarit nga Ahmet Zogu? U vetëvra për të mos u dorëzuar i gjallë?
Duket se alibia e këtyre dy mundësive është më e fortë se çdo trillim, apo gojim.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult