Kur koka e prerë e Ali Pashë Tepelenës iu dorëzua sulltanit- një skicë e rrallë

Më 24 janar 1822, në moshën 82-vjeçare u vra në Janinë Ali Pashë Tepelena, një nga personazhet më të përfolura të historisë së Shqipërisë.

Djali nga Tepelena që e nisi karrierën si grabitës karvanësh në rrugë dhe që arriti të bëhej pasha. Dhe më pas akoma të deklaronte pavarësinë nga Perandoria Osmane u shndërrua në një personalitet të kohës por edhe një armik i betuar i Portës së Lartë.

Shkrimtari i njohur francez Aleksandër Duma e përshkruan në veprat e tij si tepër dinak dhe që oborri i sulltanit e njihte si “Luani i Janinës”. Ndërsa shkrimtari tjetër akoma më i madh Viktor Hygoi e quante ‘Bonaparti mysliman’. 

Pikërisht për këtë sulltani nxori një ferman për vrasje e tij dhe prerjen e kokës. Kjo gjë u arrit pas një beteje në kështjellën e tij në Janinë pas një beteje të ashpër disaditëshe. Shumë e folur për këtë moment por skica që po publikojmë me autor Robert Wales është momenti kur vrasësit dhe ata që i prenë kokën i dorëzojnë kokën sulltanit në Stamboll.

Sipas studiuesit Irakli Koçollari, karvani që shoqëroi kokën e Ali pashës dhe që transportonte të gjitha plaçkat dhe dokumentacionin e tij përbëheshin nga 70 deve. Skica në fjalë paraqet momentin final. Komandantët që i dorëzojnë kokën e Ali pashës sulltanit i cili duket më në fund i lehtësuar duke e shoqëruar këtë moment me bashkimin e pëllëmbëve të duarve. Interesant është një detaj tjetër.

Ena në të cilën është mbajtur koka është një kusi e vogël hermetike argjendi me kapak që sipas studiuesve ishte e mbushur me dëborë për ta ruajtur kokën në temperaturë të ulët.

Pas këtij veprimi, koka u varros në Stamboll, ndërsa trupi në Janinë. Në faqen “Edith Durham Page” jepet një pasazh nga libri “Luani i Janinës ose ditët e fundit të jeniçerëve”, një përkthim në italisht i Olimpia Gargano./(Fjala.al)


Lexo edhe:

NGJARJA E DHIMBSHME: ÇKA I BËRI ALI PASHË TEPELENA GRUAS NË TË CILËN ISHTE DASHURUAR DJALI I TIJ