Kur Mbreti Zog e pyeste Geraldinën: “A do të më duash përgjithmonë…”

Gazetari shqiptar Ilir Ikonomi, në rrjetin social Facebook, ka publikuar një foto të rrallë në Tiranë të konteshës hungareze Geraldine Appony, e cila më vonë do të bëhej Mbretëresha e shqiptarëve.

Përveç kësaj fotografie të mrekullueshme të Mbretëreshës Geraldine, Ikonomi, ka bashkëngjitur edhe një rrëfim interesant të marrë nga libri i Gwen Robyns “Geraldine of the Albanians”.

Po e sjellim të plotë këtë tregim për Mbretëreshën e shqiptarëve:

“Një foto e rrallë në Tiranë e konteshës hungareze Geraldine Appony, që do të bëhej më vonë Mbretëresha e Shqiptarëve.

Geraldina 22-vjeçare arriti në Shqipëri në fund të vitit 1937 dhe pas një njohjeje të shkurtër me Mbretin Zog, ditën e vitit të ri ai e pyeti:

– A thua se mund të më duash përgjithmonë, pavarësisht çfarë ndodh në jetën tonë?

– Po unë të dua tashmë, – u përgjigj ajo.

Pastaj ata folën për dallimet e tyre fetare.

– Unë do të të dua përgjithmonë, – tha Geraldina, – por ti je mysliman dhe unë katolike. Si do ta rregullojmë këtë punë? Asgjë në botë nuk mund të më detyrojë mua ta ndryshoj fenë. Ashtu siç shohim hënën dhe diellin, ashtu edhe unë kam fenë time dhe nuk mund ta ndryshoj.

Mbreti qeshi:

– Edhe unë e kam menduar këtë dhe nuk bëhet fjalë që ti të ndryshosh fenë. Ne jemi myslimanë evropianë dhe unë kam shumë respekt për kishën tuaj. Falë Kishës Katolike dhe manastireve në Shqipëri ne ia arritëm ta mbajmë gjallë gjuhën tonë. Nën Perandorinë Osmane ishte e ndaluar të flisje shqip, vetëm turqishtja lejohej. Por nëpër manastire ishte ndryshe, prandaj ne u kemi atyre një borxh të madh që e mbajtën gjallë gjuhën tonë. A dëshiron ta mësosh shqipen?

– Më jep një mësues qysh nesër, – tha Geraldina.

(Nga libri i Gwen Robyns “Geraldine of the Albanians”)”, ka publikuar gazetari Ilir Ikonomi./konica.al

ObserverKult


Lexo edhe:

KUR MBRETËRESHA GERALDINË KËRKONTE 500.000 FRANGA DËMSHPËRBLIM NDAJ REVISTËS “L’HISTOIRE POUR TOUS” PËR SHPIFJEN NDAJ MBRETIT ZOG

“Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 18 shtatorit 1963, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me procesin gjyqësor të mbretëreshës Geraldinë ndaj revistës franceze “L’Histoire pour tous”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult