Michelangelo përdorte kryesisht dorën e djathtë vetëm për mos qenë i paragjykuar nga të tjerët. Në realitet artisti i madh ishte mëngjërash.
Por ishte një dredhi megjithate.
Ishte stërvitur që në moshën e adoleshencës, për të pikturuar me dorën e djathtë, por në një rast ai tradhëtohej.
Kur vinte puna në përdorimin e çekiçit për të gdhendur skulpturat ai përdorte të majtën.
Këtë përfundim e nxori eksperti i artit, Davide Lazzeri.
Kjo pas studimit në detaje një autoportret të piktorit të famshëm, ku vërehet se sëmundja e artritit i ka kapur dorën e majtë.
Këto detaje konfirmojnë ato që janë thënë në një biografi të shkruar nga ndihmësi i Michelangelo. Ai pohonte se mjeshtri ishte mëngjërash.
“Fshehja e vazhdueshme e natyrës së vërtetë, duket se vinte nga pasoja e paragjykimeve të klerikëve, që kishin për mëngjërashët”, u shpreh Lazzeri.
ObserverKult
Lexo edhe:
FSHEHTËSITË E MICHELANGELO DHE TË STATUJËS MË TË FAMSHME NË BOTË
Kur e pyetën Michelangelo se si është e mundur që bën vepra aq të bukura, ai u përgjigj:
” Është shumë e thjeshtë. Kur shikoj nje bllok mermeri, arrij të shquaj brënda tij skulpturën. Gjithçka sa mbetet per mua është e lehtë; heq pjesët e tepërta.”
Por pse Davidi i Mikelanxhelos është kaq i famshëm?
Davidi është realizimi më perfekt i Michelangelo dhe statuja më e famshme në botën e artit. Si një nga kryeveprat më të mëdha që njerëzimi ka krijuar, tërheq çdo vit miliona vizitorë duke u kthyer në simbolin e Firences dhe Rilindjes italiane.
Le të ndalojmë tek disa fakte interesante rreth tij.
-Statuja është 5.17 metra e gjatë, peshon rreth 9 tonë dhe paraqet aktin sublim të heroit biblik, Davidit, i cili mposht Golian në përballjen mes Filistinëve dhe Izraelitëve.
-Ekzistojnë edhe dy kopje të tjera në ambiente të jashtme. Njëra ndodhet në Piazza della Signoria, pikërisht në vendin ku ishte dikur origjinali dhe e dyta në Piazzale Michelangelo (e bërë nga bronzi, jo mermeri).
Për më shumë Kliko KETU