Kur Nënë Tereza zbriti në Rinas në vitin 1989 “…për të puthur tokën shqiptare përpara se të vdesë” (Foto)

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka postuar, kohë më parë, në rrjetet sociale dy fotografi historike: Momentin kur shenjtorja Nënë Tereza prek tokën shqiptare për herë të parë pas dekada vitesh pritje.

“Në gusht të 1989-ës, pas shumë vitesh refuzimi të vizës hyrëse nga ana e autoriteteve komuniste, me dëshirën “…për të puthur tokën shqiptare përpara se të vdesë”, Nënë Tereza vjen në një vizitë zyrtare disa ditore gjatë të cilës ndalon edhe në varrezat e Tiranës, aty ku prehen eshtrat e së ëmës Drandes e të motrës Ages, të cilat nuk i kishte takuar më mbas largimit nga familja në vitin 1928.

Vizita e saj, e organizuar dhe e kontrolluar nga zyrtarët e kohës, do të përcillej në mediat e huaja nga fotoreporteri Michel Setboun, i cili rastis në Shqipëri edhe në marsin e vitit 1991, teksa kremtohen meshët e para mbas një periudhe të errët ateizmi. Në kishën e Tiranës e në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, Nënë Tereza e Kalkutës, fituesja e çmimit Nobel për paqen, i drejtohej me lutje popullit shqiptar.

E përkujtojmë në Ditën e Shenjtërimit të saj, me këtë përzgjedhje imazhesh nga Michel Setboun, disa prej të cilave pjesë e ekspozitës “Michel Setboun, fotoreporteri në kohën e duhur”, çelur në Muzeun Marubi gjatë vitit 2022”, shkruan Muzeu Marubi.

ObserverKult

ObserverKult


Nënë Tereza

Lexo edhe:

NËNA TEREZË: NJERËZIT JANË TË PAARSYESHËM DHE EGOIST. FALI, SIDOQOFTË!

Në të shumtën e rasteve
Njerëzit janë të paarsyeshëm dhe egoist.
Fali, sidoqoftë.

Nëse jeni i mirë,
njerëzit mund t’iu akuzojnë
Se po e bëni për motive vetjake dhe të mëvonshme.
Bëhu i mirë, sidoqoftë.

Nëse jeni i suksesshëm,
do të fitosh disa miq të pabesë
Dhe disa armiq të sinqertë.
Bëhu i suksesshëm, sidoqoftë.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult