
Alda Merini: Kur dashuron
Nuk dashurohet me zemër,
dashurohet me shpirt
i mbarsur me çaste dashurie.
Nuk dashuron nëse s’ndien dhimbje,
s’është më dashuri
nëse s’ke frikë mos e humbasësh.
Por kur vërtet dashuron,
ti jeton
ndoshta keq, a mirë,
por jeton.
E di kur vdes?
Kur pushon së dashuruari;
bëhesh asgjë
kur s’të dashurojnë më.
Nëse të plagos dashuria
shëroi plagët
dhe beso,
je gjallë.
Për atë që do
për atë që të do.
Në shqip: Natasha Lushaj
ObserverKult
Lexo edhe:
NJË LIBËR PËR DASHURINË, ALDA MERINI DHE VARGJET QË E SHPËTONIN NGA SKUTAT E ERRËTA TË MENDJES
Ajo ka si gjuhë të saj artistike vargjet gegërisht. Ledia Dushi shkruan kështu e lexuesi shqiptar nuk e ka vështirë ta imagjinojë poezinë e saj me muzikalitetin e gegërishtes. Por, edhe Alda Merinin, përkthyesja Ledia Dushi na e sjell kështu.
Ky vëllim poetik i flet dashurisë dhe fuqisë që ka ajo për ta bërë jetën më të bukur. Ndonëse Alda Merini, një nga autoret më të dashura italiane, kaloi jo pak sfida mentale në spitalet psikiatrike. Ajo deklaroi se dashuria shprehur me forcën e poezisë e shpëtoi atë nga skutat e çmendurisë së vetëdijes.
Botimi i poezive të bukura të Alda Merinit, vjen si një libër i kuruar që nga kopertina që ofron një prekje të butë e deri te ilustrimet e Zamfira Hetës që shoqërojnë poezitë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU