Nga Armand Plaka
Duke marrë shkas nga postimi i mikut tim rumun, Alexandru Sterescu (Alexandru Hip Sterescu) hasa në një fakt interesant, të cilin realisht e mësova vetëm nga ky postim: më konkretisht atë që lidhet me faktin se Rumania në vitet 1975-1977 paskësh mbajtur si hymn zyrtar atë që kishim/kemi dhe ne (muzikën po diskutoj këtu sigurisht dhe jo tekstin).
Me iniciativën dhe dëshirën e ish-diktatorit Caushesku u urdhërua/preferua rikthimi në një motiv të vjetër patriotik të kompozitorit Ciprian Porumbescu në gjysmën e dytë dmth.fundshekullin e 19-të, i cili u preferua dhe nga kolonia shqiptare në Bukuresht në momentet e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe me tekstin e Asdrenit (që ishte një përshtatje shumë e afërt me tekstin burimor në rumanisht) u soll dhe u shpërnda ndër shqiptarët, të cilët shumë shpejt do ta përqafonin atë si himnin e tyre kombëtar.
Një fakt tjetër interesant është edhe ai se ky motiv përdorej si himni kombëtar rumun edhe në periudhën e monarkisë e diktaturës së Antoneskut në vitet ’40, përgjatë Luftës së Dytë Botërore, për t’ u zëvendësuar nga komunistët pas ardhjes së tyre në pushtet në vitin 1947 me një tjetër motiv që përmbante shumë nota, emra e shprehje ideologjike si komunizmi, BRSS dhe Lenini.
Interesant mbetet fakti se u deshën dy vjet derisa lidershipi rumun të kuptonte se himni i tyre zyrtar përkonte me atë shqiptar që në atë kohë kishte qenë gjithë kohës në përdorim dhe si pa zhurmë urdhërohet kësisoj sërish zëvendësimi i tij në 1977, duke u zëvendësuar sërish me një tjetër pas rënies së diktaturës pas vitit 1990.
E habitshme pak tërheqja e rumunëve, të cilët fare mirë mund të kishin pretenduar se kjo ishte një kreaturë rumune në tekst e muzikë dhe t’i akuzonin shqiptarët se e kishin vjedhur.
Por ata…thjesht qenkeshin tërhequr thuajse pa zhurmë, edhe pse duket pak e vështirë të mendosh se nje motiv aq i njohur e i kënduar nga gjithë populli dhe ëmblemë e shtetit siç është çdo himn kombëtar, të zëvendësohet aq lehtësisht me një të rënë të lapsit. Por….kuptohet…në atë kohë në Rumaninë Socialiste bishti dhe sqepari ishin në duart e një njeriu????.
Po aq interesant është edhe fakti se e njëjta pjesë muzikore i paskësh rënë në sy një komuniteti apo bashkie në Britani të Madhe pas viteve ’90, të cilët e kanë preferuar atë si “himn të qytetit” të tyre, gjë e cila ka sjellë (pas vënies së këtij fakti në dukje nga ana e një gazetari rumun të kohës në shtypin vendas) edhe një lloj irritimi nga ana e rumunëve, të cilët me shpoti theksonin në komentet e tyre se të paktën shqiptarët e pohojnë hapur se e kanë marrë himnin e tyre nga Rumania dhe se janë falenderues për këtë, kurse ju thjesht keni bërë një vjedhje të hapur pa na pyetur fare.
(Marrë nga profili i autorit Armand Plaka në Facebook )
ObserverKult
Lexo edhe:
ASDRENI: HIMNI I FLAMURIT
Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshirë e një qëllim,
të gjithë atij duk’iu betuar
të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë, nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t’i mbajmë,
të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
të drejtat tona ne si ndajmë;
këtu armiqët s’kanë vend.
që kombe shuhen përmbi dhe,
po Shqipëria do të rrojë,
për të, për të, luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj’ e shtrenjtë
tek ti betohemi këtu,
pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë,
për nder’edhe lavdimn e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
atdheuet kush iu bë therror.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult