Nga prof. Ilmi Rexhepi
Nga gramatika e lehtësuar: Kush do që të rregullojë vetë fjalën e vet, le të mësojë kur shkruhet “vetë” e kur “vet”!
Nëse bëhet fjalë për pronë, që dikush a diçka dikujt a diçkaje i përket, mos vër -ë dhe shkruaj “vet”:
Agimi shkoi në shtëpinë e vet. Mësuesja bëri punën e vet…
Në këto raste përemri “i (e) vet” quhet përemër pronor.
Po nëse për pronë nuk bëhet fjalë aty, vër -ë!
Ai erdhi vetë. Vetë ajo më tha…
Në këto raste fjala “vetë” nuk është përemër pronor.
Nëse e do rregullën edhe më lehtë, shihe a ka nyjë përpara kjo “vet”!
Nëse ka përpara nyjën i/e/ të/së), mos i vër mbrapa -ë!
E mbajti fjalën e vet.
Po nëse përpara nuk ka nyjën i/e/të/së, qitja në fund një -ë!
Erdhi vetë.
Pra, kjo “vet” ose ka nyjën i/e/të/së përpara, ose -ë në fund, por të dyja nuk i bëhen bashkë kurrë.
ObserverKult
Lexo edhe:
(VIDEO) HOMAZH PËR ADEM GASHIN/ FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS