“Kur sunduesit grinden” i Ismail Kadaresë, kandidat për çmimin “The Booker 2024”

mall Ismail Kadare laokoonti - pse shqiptarët ikin nga vendi i tyre
Ismail Kadare

Libri i shkrimtarit Ismail Kadare, “Kur Sunduesit Grinden” merr vëmendje ndërkombëtare dhe shpallet kandidat për çmimin “The Booker 2024”.

Libri i botuar në vitin 2018 në Shqipëri, sjell një qasje mbi raportin e shkrimtarëve me diktatorët. Kadare rrëfen telefonatën e diskutuar gjatë, të një shkrimtari në ish-Bashkimin Sovjetik me Stalinin që në një moment do ta përdorte këtë telefonatë kundër vetë shkrimtarit.

Juria që vlerësoi librin dhe e renditi mes librave të përzgjedhur në garë, e cilësoi këtë roman një meditim magjepsës mbi Rusinë Sovjetike, autoritarizmin, strukturat e pushtetit dhe një periudhë shkrimtarësh të mëdhenj.

Në qershor 1934, Joseph Stalin dyshohet se i telefonoi romancierit dhe poetit të famshëm Boris Pasternak për të diskutuar arrestimin e poetit tjetër sovjetik Osip Mandelstam.

Në një ndërthurje magjepsëse ëndrrash, faktesh e dosjesh, Ismail Kadare, rindërton tre minutat që folën dhe pasgoditjet e këtij momenti të tensionuar, misterioz në historinë moderne. Ky libër u përkthye nga shqipja në anglisht nga Xhon Hoxhison.

Libri fitues do të shpallet në një ceremoni më 21 maj 2024 dhe nëse do të fitonte, Ismail Kadare do të bëhej autori i parë që do të fitonte dy herë Çmimin Ndërkombëtar “Booker”. Pasi ai ishte fituesi i çmimit inaugurues (i njohur në atë kohë si Çmimi Ndërkombëtar Man Booker) në 2005. Në atë kohë, çmimi u dha për një pjesë të punës së tij dhe jo për një libër individual.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ Klan News

ObserverKult


mall Ismail Kadare laokoonti - pse shqiptarët ikin nga vendi i tyre
Ismail Kadare

Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: HELENËS

Kambanat qenë të gjitha brenda meje.
Megjithatë krejt i tmerruar brofa
Nga shtrati.
Timpani gati po më çahej.

Në shtratin ngjitur flinte ime shoqe
E qetë krejtësisht.
Ndihej që s’kishte
Asgjë ndërgjegjeshpuese që ta trembte:
Blasfemi, vjersha, britma në plenume,
Dhe deklarata kundër fesë.

Ato po me shurdhonin… Megjithatë,
Me zë të ulët, me një mënyrë të vjetër
(Mënyrë e vjetër, e harruar, ah plot mall),
I thirra: “Ngrehu, ime zonjë, se mesha ka filluar”!

Kështu u ngritëm, ajo e qetë, unë i çakërdisur.
Në metro “Motte Piquet”, thellë nën dhe të errët.
Në Konkord ndërruam stacion.
Nëpër nëntokë,
Porsi Virgjili, treni elektrik na udhëhiqte.

Kambanat plot qortim po më shurdhonin.
(Plot pesë shekuj kishin shkuar që kur arbëreshët
Mbi supe i kishin mbartur, ndërsa iknin
Nga vendi i tyre, të ndjekur krejt prej turkut).

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult