ObserverKult ua sjell disa thënie nga Khalil Gibran:
Heshtja e ziliqarit bën shumë zhurmë.
Veshjet mbulojnë një pjesë të madhe të bukurisë, por nuk fshehin çfarë s’është e bukur.
Dashuria nuk i njeh thellësitë e rrënjëve të veta, deri në çastin e shkëputjes.
Kur të jeni të trishtuar, shikoni brenda zemrës suaj e do të kuptoni se po qani për ato gjëra që dje kanë qenë kënaqësi për ju.
As nata më e errët nuk do ta ndalë diellin të lindë sërish.
Dashuria që nuk përtërihet çdo ditë, bëhet një zakon dhe kthehet në skllavëri.
Pasioni e arsyeja janë vela e timoni i shpirtit tonë lundrues.
Zëri nuk mund të tërheqë pas vetës gjuhën dhe buzët që i dhanë krahë.
Nëse të gjithë ne, do t’ia rrëfenim njëri-tjetrit mëkatet tona, patjetër që do të qeshnim me mungesën e origjinalitetit.
Ai që vesh moralin si petkun më të mirë, më mirë të rrijë lakuriq.
Mirësjellja dhe delikatesa nuk janë simptoma dobësie apo dëshpërimi, por shprehi force dhe vendosmërie.
ObserverKult
———————————————
Lexo edhe:
KHALIL GIBRAN: GRUAJA QË ZEMRA IME KA DASHUR KA IKUR…
Gruaja që zemra ime ka dashur, dje rrinte në këtë dhomë të vetme dhe shtriqte trupin e saj elegant mbi këtë divan kadifeje, rrufiste një verë të çmuar nga këto servise kristali.
Po kjo tashmë është një ëndërr e së djeshmes sepse gruaja që zemra ime ka dashuruar ia ka mbathur në një vend të largët, në Tokën e Harresës dhe të Zbrazësisë.
Prekja e gishtave të saj është akoma mbi pasqyrë, aroma e frymëmarrjes së saj është ende midis palëve të teshave të mia dhe jehona e zërit të saj të ëmbël akoma dëgjohet në këtë dhomë.
Por gruaja që zemra ime ka dashur ka ikur në një vend të largët të quajtur Lugina e Mërgimit dhe e Harrimit.
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU