Kur të them të dua…, poezi nga Pablo Neruda

Pablo Neruda Kur të them të dua…

Atje në muzg, në det
Hedh rrjetën e trishtë drejt oqeaneve të syve të tu
Në vetminë time më të thellë dhe më të zjarrtë
Prej fundesh më sjell krahët e një njeriu të mbytur
Dërgoj sinjale të kuq drejt syve të tu të munguar
Si valë deti, si dritë fari në plazhin e shkretuar
Ti je errësirë përplot aromë femre në largësi të pafundme
Andej nga ty, nganjëhere bregdeti shfaqet frikshëm
Atje në muzg, në det
Hedh rrjetën e trishtë në ujin blu që ngre valë dhe suvalë
Ne oqeanet e syve të tu
Zogjtë e natës çukitin yjet e parë
Iskrat ndezin zjarre si shpirti im kur të them: të dua!
Nata kalëron mbi pelën hije
Anembanë mbi tokë perde bien.

Përktheu: Roland Gjoza

*Titulli i origjinalit: “Atje në muzg”

unë nuk të dua, poezi nga Pablo Neruda
Pablo Neruda Kur të them të dua…

———————————————————————————-

LEXO EDHE: Unë nuk të dua , poezi nga Pablo Neruda

Unë nuk të dua, jo nëse pse të dua
dhe nga të dashuruarit në mos të dashurarit arrij
dhe duke të pritur kur nuk të pres
kalon nga të ftohtit në zjarr zemra ime.

Të dua vetëm sepse unë të dua,
Pafund të urrej dhe duke të urryer të lutem,
dhe masa e dashurisë sime është tepër e madhe
duke mos të parë e duke të dashur si i verbër.

Mbase do të konsumosh dritën e janarit,
rrezen e zhvoshkur, gjithë zemrën time,
duke më vjedhur çelësin e qetësisë.

Në këtë histori, vdes vetëm unë
dhe do të vdes nga dashuria, sepse të dua,
sepse të dua, e dashur, me hekur dhe zjarr.

Përktheu: Faslli Haliti

—————————————————————————

LEXO EDHE: Pablo Neruda: Unë vetë, jam ëndrra jote…