“Kur u mposhta nga stuhia”, poezitë e Esmpark flasin shqip

“Kur u mposhta nga stuhia”, titullohet libri me poezi i shkrimtarit suedez Kjell Esmpark që ka dalë sot nga shtypi.
Libri është përzgjedhje poetike prej disa librave me poezi të autorit, të cilat në gjuhën shqipe i ka sjellur Edita Kuçi-Ukaj dhe botuar SHB “OM”.

Përkthyesja bën të ditur që përzgjedhja është bërë nga vetë autori.

“Gjatë përkthimit, kam vërejtur se poezitë e tij, ndonëse të shkruara në kohë dhe rrethana të ndryshme, personale, historike e ideologjike, tingëllojnë si një simfoni e përkryer poetike dhe kudo ndihet një erudicion letrar mahnitës dhe një tension artistik magjeps”, thekson Kuçi-Ukaj.

Espmark është një prej figurave më të shquara të letërsisë së sotme suedeze.
Vepra letrare e Esparku-ut është botuar në më shumë se njëzet gjuhë dhe është laureuar me shumë çmime suedeze dhe ndërkombëtare.
Ai prej vitit 1981 është anëtar i Akademisë Suedeze./ ObserverKult