Kurti dhe Çeku vizituan xhaminë e Osman Efendisë dhe tyrben e Mehmetit të vjetër në Artanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava së fundmi kanë marrë rrugën për në Artanë për të vizituar dy objekte mjaft të rëndësishme kulturore.

Bëhet fjalë për xhaminë e Osman Efendisë dhe tyrben e Mehmetit të Vjetër, objekte këto tashmë të restauruara dhe në shërbim të komunitetit.

Që të dyja këto objekte u tha se janë shembuj të përkushtimit për ruajtjen e trashëgimisë fetare, njofton Ministria e Kulturës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ndryshe këto dy monumente janë restauruar si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë, BE-së dhe UNDP-së, dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.

/ObserverKult


Inva Mula

Lexo edhe:

INVA MULA: SHQIPËRI, O VENDI IM! (TEKSTI DHE KËNGA)

Muzika: Avni Mula, Teksti: Hysni Milloshi, Dhjetor 1978

N’palë t’flamurit t’kishte marrë
gjyshi plak një grusht me dhe
të na thotë sa kemi nënë,
se nuk jemi pa atdhe,
pa atdhe!

Brez pas brezi atje larg,
një grusht dhe na mbajti gjallë,
ja ku erdha – jam pranë teje,
tokën puthë dhe bëhem djalë!

Shqipëri, o vendi im,
mbushur dritë e krenari,
të kam nënë e më ke djalë,
zemra ime Shqipëri.

Shqipëri, o vendi im,
lulëkuqe ja ku je,
toka jote aq e dlirë
e fortë qëndron përherë!

Që ngaherë me pushkë e penë,
besë e nder e burrëri,
të gjithë botës i tregove,
ç’bën ky popull për liri!

Brez pas brezi larg atdheut,
një grusht dhe na mbajti gjallë,
ja ku erdha jam pranë teje,
tokën puth dhe bëhem djalë.

Shqipëri o vendi im
mbushur dritë e krenari
të kam nënë e më ke djalë
zemra ime Shqipëri.

Shqipëri, o vendi im,
lulëkuqe ja ku je,
toka jote aq e dlirë,
e fortë qëndron përherë!

Tekstin dhe videon e këngës mund ta shihni KËTU:

ObserverKult