
Me rastin e 74-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, është organizuar aktiviteti “Java e Arkivit të Hapur”, me këtë rast është lansuar sistemi elektronik i menaxhimit të materialit arkivor.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se arkivat janë gardian i trashëgimisë dokumentare.
Ai tha se me projektin e digjitalizimi masiv në vitin 2024 janë digjitalizuar 2.5 milionë dokumente arkivore, teksa premtoi dyfishim të këtij materiali.
“Arkivat janë gardian i trashëgimisë dokumentare. Kjo lloj trashëgimie është një testament themelor i kulturës dhe kujtesë sonë historike që duhet të ju transmetohet brezave të ardhshme në gjendjen me të mirë të mundshme. Arkivat janë qendrat që bartin përgjegjësinë për trajtimin, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë dokumentare të një shteti. Sistemi shtetëror arkivor, si qeveri e kemi trajtuar me vëmendjen që e meriton, si sektor të rëndësisë kombëtare. Në mandatin tonë qeverisë angazhimi për Agjencinë është në 6 fusha të ndërhyrjeve dhe investimeve tona në sistemi tonë të arkivave. Me projektin e digjitalizimit masiv në vitin 2024 janë digjitalizuar 2.5 milionë dokumente arkivore, ndërkaq sa për krahasim në 15 vitet parapake janë digjitalizuar pak mbi 1 milion dokumente arkivore. Së shpejti do të arrij totalin prej 5 milionë dokumente të digjitalizuara”, ka thënë Albin Kurti.
Drejtori ekzekutiv i ASHAK-ut, Bislim Bislimi, ka thënë se me punë dhe përkushtim për këto vite kjo agjenci ka digjitalizuar miliona dokumente arkivore.
Ai ka thënë se vitin e kaluar, falë bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, kanë rikthyer nën kontrollin ligjor të Agjencisë materialin arkivor që mbahej nga strukturat e paligjshme në veri që financoheshin e organizoheshin nga Serbia.
“Kur jemi te komunat veriore, vitin e kaluar, falë bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, rikthyem nën kontrollin ligjor të Agjencisë materialin arkivor që mbahej nga strukturat e paligjshme në veri që financoheshin e organizoheshin nga Serbia”.
“Krijimi i kushteve për pranimin e më shumë se 25 kilometrave, ose mbi 250 milionë dokumenteve arkivore që ndodhet jashtë Agjencisë, pra që është dy herë më shumë se sa sasia që e menaxhojmë aktualisht, është kryesfida e radhës, e cila sasi nuk mund të pranohet, pa u krijuar kushtet për shtim të hapësirës që do të thotë, pa realizimin e investimeve që i kemi filluar apo planifikuar”, ka thënë ai./zeri.info
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBIN KURTI: OBJEKTI I TEATRIT, OPERËS DHE BALETIT DO T’IA OFROJË PRISHTINËS NJË IKONË TË MUNGUAR