Kurti: Së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova

Presidenti historik, Ibrahim Rugova u nda nga jeta, 18 vite më parë. Për të nderuar veprën dhe kontributin e të ndjerit, presidentit Rugova, në konakun e familjes së tij, shkoi i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla si dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Kurti u takua me bashkëshorten e Ibrahim Rugovës, Fanën, vajzën Teuta, djemtë Mendimin dhe Ukën me bashkëshortet e tyre Blerinën dhe Blertën.

“Na pritën në Rezidencën e Presidentit Rugova, aty ku ai kishte pritur personalitete të mëdha botërore dhe ku janë marr vendime të rëndësishme e përcaktuese për fatin e shqiptarëve dhe të Kosovës.

Në këtë shtëpi Dr. Rugova zhvilloi aktivitetin e tij nga viti 1993 e deri në ditën e fundit të jetës. Për shkak të vlerave që posedon, kjo ndërtesë është shpallur aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore më 2016”, theksoi Kurti.

Në këtë takim, Kurti ua kumtoi edhe një lajm të mirë sa i përket Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova.

“Familjen Rugova e njoftuam se së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova. Ky projekt dhe investim i qeverisë sonë është dëshmi e përkushtimit tonë për të nderuar personalitetet e larta dhe ngjarjet historike të rrugëtimit tonë shtet-formues, nga ilegalja, lëvizjet studentore, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare e deri te shteti i pavarur e sovran që e gëzojmë sot”, tha Kurti.

/ObserverKult


Riza Braholli

Lexo edhe:

RIZA BRAHOLLI: MË IKE EDHE TI

Poezi nga Riza Braholli

Kur gjithë e më pak më duan shumë njerëz
dhe bota ime tkurret e tëra brenda derës,
nuk qe kaq e pamundur të m’ikje edhe ti;
dhe s’është e para herë që m’u në pik të verës
më sjell qielli furtunë, plot shira e stuhi,
më shtie nëpër pellgje me kaq humor të zi!

Më duhet veç me veten të strukem e të mblidhem
me unin në një qoshk të zihem e të grihem,
mbi vete ta hedh barën sërish dhe këtë herë,
se mbi suvala deti nuk munda që të ngrihem;
si zogu i zgalemit, lëshuar mbi humnerë,
t’i turrem dashurisë, ta rrok si asnjëherë.

Se drita e shkëlqim e gaz më prure, verë
e zgjove bisqe plot mbi cungun tim të prerë.
Por mugëtira erdh’ sërish kaq e pabujë,
dhe mendja s’e gjen fjalën e fjala shkon në erë
bodrumit tim në terr, plot rraqe e rrëmujë
një rubinet në terr pikon e vret me ujë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult