Kurti: Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë!

“Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve”, shkruan kryeministri Albin Kurti duke ngushëlluar artdashësit pas shuarjes së të madhes Nexhmije Pagarusha.

Postimi i plotë:

Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë!

Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve.

Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore, vdiq sot në moshën 86 vjeçare. La pas vetes plot 5 albume e 88 këngë. Më shumë vepra se vite jete. Secila këngë më e mirë se tjetra.

Ngushëllime të gjithë artdashësve. Kjo është humbje e madhe për gjithë popullin e për muzikën.