
Me rastin e 82-vjetorit të lindjes së profesor Ukshin Hotit, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë në detyrë, Besnik Bislimi, vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe për të nderuar veprën dhe jetën e tij.
“Profesor Ukshin Hoti është një figurë dhe mendje e papërsëritshme. Aq e thellë për nga mençuria, aq e gjerë për nga dija dhe aq e lartë për nga idetë saqë ne e kemi obligim t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes tekstet e tij në mënyrë që të ngrihemi në nivel të detyrës kombëtare dhe historike për të ecur përpara për Republikën e Kosovës dhe kombin shqiptar në përgjithësi”, shkroi Kurti në profilin e tij në Fb.
Sipas Kurtit, “Ai sot do të kremtonte ditëlindjen e 82-të. Jemi me mall sepse nuk është fizikisht me ne dhe të pikëlluar sepse fati i tij nuk është zbardhur ende, por asnjëherë nuk do të rreshtim së kërkuari të vërtetën e drejtësinë dhe gjithmonë do të jemi krenarë e mirënjohës për trashëgiminë e tij politike e kombëtare”.
ObserverKult
Lexo edhe:






