Kush do të prezantoj “Portokallinë” pas largimit të Eneda Tarifës

“Portokalli” rifillon sezonin e ri së shpejti dhe vetëm pak kohë më parë, Eneda Tarifa tha se nuk do të ishte pjesë e sezonit të ardhshëm televiziv të programit të humorit.

Burime për Anabel.al konfirmojnë se prezantuesja e re e programit do të jetë Fjoralba Ponari.

Ndërsa programit të fundit të moderatores, “Më thuaj një dëshirë”, që nisi transmetimin në janar, po i vjen fundi, Fjoralba shprehet se e sheh eksperiencën e re “një sfidë të re në TV”.

Në shtator të 2020-s u përfol edhe për një largim të Salsano Rrapit nga “Portokalli”, por ai hodhi poshtë zërat përmes një postimi në Instagram, ku etiketonte faqen zyrtare të Portokallisë dhe shkruante “së shpejti bombë”.
Edhe kohët e fundit, aktori ka publikuar video me rolet/aktorët e Portokallisë. Kështu, deri tani, dihet se dyshja Salsano-Fjoralba do të prezantojnë së bashku programin e humorit.