“Kush do t’i puthi sytë e tu, kush do të thotë të dua…”, këngë emocionale nga Flori & Alketa

Këngë emocionale nga Flori dhe Alketa

Frikësuar nga vetja, nga ty,
Për herë të fundit të them “Të dua”
E di, e ndjej, e kuptoj, e shoh,
gjithçka kaluam, ke harruar.

Dhe pyes veten kush,
Kush do t’i puthi sytë e tu,
Kush do të thotë tani “Të dua”.

Merrmë të fundit natë
Të ndjej, të shoh, të prek
fytyrën tënde.

Merrmë të fundit natë
Të shoh, të prek, të ndjej
lëkurën tënde.

Dhe pyes veten kush,
Kush do t’i puthi sytë e tu,
Kush do të thotë tani “Të dua”.

Të fundit përqafim unë të kërkoj,
Të fundit ndjenjë me ty të jetoj,
Kujto sa shumë kaluam.

E trembur heshtjen time do e pranoj,
E humbur në kujtime do jetoj,
Nuk e di pse u harruam

Dhe pyes veten kush,
Kush do t’i puthi sytë e tu,
Kush do të thotë tani “Të dua”.

ObserverKult

Kliko EDHE:

Soni & Flori: Më thuaj ku je tani… (teksti dhe kënga)

Kliko edhe:

“UNË JAM I VDEKUR PËR SË GJALLI”, FLORI MUMAJESI: 4 VITET E FUNDIT KAM KALUAR NJË HORROR…

Pas deklaratës se do t’i heq të gjitha këngët nga Youtube, sepse nuk po i dëgjohen ato më të mirat, por disa tjera, Flori shfaqet me një postim emocional.

flori

Flori ka ndarë disa detaje nga jeta e tij .

“Nuk kam lexuar komente, portale, tituj që i kisha marrë parasysh që para se t’i bëja. Unë s’jam artist, jam njeri si ju, si të gjithë ju.

Mbase këtë mburojën emocionale e kam pak më të dobët dhe sa vjen edhe dobësohet më shumë, ndoshta edhe nga konsumi. Është histori emocionale, jete, cikli i jetës.

Duke nisur me këngën ‘Thjesht të du’, që është simboli jetës, i dashurisë.

Para disa ditësh isha në Greqi dhe mbase prandaj e bëra atë videon. Aty u ngarkova shumë dhe ndoshta s’duhet të kisha reaguar ashtu. Kam qenë i vogël, 13-14 vjeç, ku pësova dhimbjen më të madhe në jetë, të parën. Një ditë pasi im atë doli nga spitali…”- u shpreh Flori.

Ndërsa, në një tjetër video ai i është drejtuar dikujt si “shoqja ime e ngushtë”, që sipas tij e ka akuzuar se po viktimizohet me të tilla deklarata.

“Më tha viktimë. Ashtu i jam dukur në sytë e saj, ose mbase është ndikuar nga të tjerët. Ajo më njeh dhe mesa duket ka harruar që unë 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe prapë jam këtu, i viktimizuar sipas saj.

Ka harruar që unë kam mohuar gjakun tim, apo këtu s’jam i viktimizuar. Ka harruar që unë jam i vdekur për së gjalli, që më është drejtuar vdekja në një formë a një tjetër (bën shenjën e armës), ka harruar që unë po të viktimizohesha do kisha dalë, por unë viktimizimin s’e bëj dot.

Viktimizimi bëhet për një arsye, për të përfituar diçka. Unë s’jam as servil, as pa dinjitet dhe e gjitha kjo ndarje që bëj me ju është për gjënë e fundit që kam: muzikën dhe dinjitetin.

Tekstin e plotë e gjeni KETU


ObserverKult