Autori danez, Theis Ørntoft, ka fituar Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsi këtë vit (EUPL) me romanin e ti “Jordisk” (Tokë), botuar nga Gyldendal në nëntor të vitit 2023.
Libri, romani i dytë i Ørntoft, thuhet nga botuesi i tij se është “një histori e gjerë për dashurinë dhe punën, natyrën dhe kapitalizmin, për arin, argjendin, vajin, mermerin dhe rënien e ngadaltë të Perëndimit, por mbi të gjitha për tre breza të një familjeje të lidhur në kohë dhe hapësirë në mënyra për të cilat ata nuk janë në dijeni.”
Juria ka nderuar poashtu Todor Torov nga Bullgaria, Denis Utlu nga Gjermania, Maria Elisabet Bragadottir nga Islanda, Sholeh Rezazadeh nga Holanda dhe Tina Vrscaj nga Sllovenia.
Ndërsa pjesëmarrëse në këtë ceremoni ishte edhe autorja shqiptare Rita Petro. Ajo nuk ka marrë një përmendje nderi me librin e saj “Lindur së prapthi” megjithëse mori pjesë në ceremoni dhe ishte e nominuar.
Megjithatë Rita Petro pati rastin të lexojë një pjesë nga libri i saj i botuar nga Onufri që tregon historinë e rritjes mes dy botëve, njëra nga ato komuniste.
Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsinë (EUPL) njeh shkrimtarët e rinj të romanit nga blloku dhe më gjerë, duke përfshirë 41 vendet pjesëmarrëse në programin e Evropës Krijuese të Bashkimit Evropian.
Kështu, çmimi njeh 40 talente të reja të shquara letrare në një cikël prej tre vitesh. Programi i tij synon të inkurajojë qarkullimin e letërsisë brenda Evropës.
Të gjithë të nominuarit në garë për nderimet e këtij viti do të marrin mbështetje promovuese, thotë udhëheqja e programit, në një përpjekje për të ofruar paraqitje, lidhje dhe marrëveshje të mundshme të të drejtave për përkthimin dhe botimin ndërkombëtar.
Ndryshe, ky program i çmimeve organizohet nga Federata e Botuesve Evropianë dhe Federata Ndërkombëtare dhe Evropiane e Librashitësve. /publishingperspectives
ObserverKult
Lexo edhe:
NDAHEN ÇMIMET E LETËRSISË, JA KUSH JANË FITUESIT E SIVJETMË
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Shqipëri ka ndarë Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2021, duke finalizuar kështu punën seleksionuese të nisur që në fillim të këtij viti.
Në ceremoninë e organizuar ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.
“Çmimet kombëtare për letërsinë na mblodhën sërish në këtë prag festash. Mes miqsh shpallëm fituesit në 6 kategori, me urimin për më shumë krijimtari dhe nisma të bukura në mbështetje të njerëzve të letrave”, tha Margariti në një postim në rrjetet sociale.
Me çmimin kombëtar të letërsisë, për kategorinë “Romani më i mirë i vitit” u vlerësua Agron Tufa me librin “Ngjizja e papërlyeme”, për një rrëfim mjeshtëror dhe një galeri të pasur personazhesh, ku gërshetohen së bashku historia, fantastikja dhe grotesku.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult