Kush është shqiptari që fitoi “Luanin e Artë” në Festivalin e Filmit në Venecia

Udhëtimi i Erenik Beqiri në 80-vjetorin e Festivalit të Filmit në Venecia ka shënuar histori në kinematografinë shqiptare.

Filmi me metrazh të shkurtër arriti të fitojë “Luani i Artë” në kategorinë “Orizzonti” duke lënë pas 11 produksione të tjera.

Vetë regjisori Erenik Beqiri është shprehur se filmi “Një udhëtim i shkurtër” zbulon nga afër gjyqet e një çifti shqiptar në sfondin e eksodit të heshtur të Shqipërisë. Rrëfimi, i përcjellë me dashuri sakrificë dhe ndarje është një vëzhgim personal i dëshirës së një brezi që është i gatshëm të shkëmbejë vitet më të bukura të jetës për një të ardhme të paparashikueshme, transmeton ‘euronews.al’.

I xhiruar në Francë me një kast aktorësh si Luana Bajrami, Tristan Halilaj, Arben Bajraktari dhe Walid Akfir, realizimi i filmit zgjati 3 vjet.

Ky është filmi i dytë i Beqirit që shënon sukses në skenën ndërkombëtare, pas filmit të tij “The Van”, që u shfaq në Kanë.

Festivali i Filmit në Venecia është një festivalet më të vjetra dhe më prestigjioze të filmit në botë, dhe shumë i lakmuari “Luani i Artë” është dëshmi e cilësisë dhe meritës.

ObserverKult


venecias

Lexo edhe:

AKTORI SHQIPTAR NË VENECIA ME PLIS NË TAPETIN E KUQ, BËN SHQIPONJËN: U DESHËN 80-VJET POR JA DOLËM!

Në Festivalin e Venecias në këtë edicion të 80-të, u fol për Shqipërinë. Padyshim, që lajmi më i bujshëm ishte “Luani i artë” për Erenik Beqirin, për filmin me metrazh të shkurtër “Një udhëtim i shkurtër” në kategorinë ‘Orizzonti’.

Shqipëria u bë pjesë e këtij spektakli gjigand në Lido, edhe përmes elementëve etnografikë. Aktori shqiptar Antonjo Gjonaj, pjesë e një sërë produksionesh në zë të huaja, zgjodhi që të pozonte në tapetin e kuq, me plisin tradicional vendas, ku nuk mungoi as simbolika e shqiponjës me duar. Gjestin atdhedashës, artisti e shoqëron edhe me një koment ‘pikant’…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU