Kush është shqiptarja që po ua “mëson” gjermanëve këngët e vjetra shqipe

Besiana Shkodra është muzikantja shqiptare, që bërë virale në rrjetet sociale, pasi interpreton këngë të vjetra. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se jeton prej disa vitesh në Gjermani, ku këndon këngë shqiptare në bare për gjermanët.

Besiana ka zbuluar se këngët e vjetra nuk janë të vështira për t’u gjetur nga ana e saj, pasi është rritur me to.

“Unë kam studiuar për violë në Kosovë dhe kam punuar si mësuese muzike, po ka pothuajse 3 vite që jam në Gjermani. Këtu më është dashur të mësoj gjuhën, të integrohem. Luaj këtu ndonjëherë në një bar, luaj muzikë shqipe për gjermanët se shumë i pëlqen dhe ia kam paraqit muzikën e vjetër tonën.

Për mua nuk janë shumë të vështira për t’u gjetur, pasi që fëmijë jam rritur me këtë lloj muzike dhe sepse e kam studiuar në shkollë”, tha Shkodra./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

KËNGËTARJA E NJOHUR SHQIPTARE: FALËNDEROJ ZOTIN QË JAM GJALLË, SI NA PRENË NË BESË KUR ISHA VETËM 20 VJEÇ…

Gjatë rrëfimin në emisionin “Pas Mesnate”, artistja e madhe Justina Aliaj, nuk ka nguruar të jap një këshillë për brezin e ri. Veçanërisht për ata që merren me art.

Ajo ka thënë se që të bësh përpara fillimisht duhet të njohësh vetveten. Përndryshe nuk mundesh.

“Kur janë të vegjël, nuk e njohin veten. Ashtu si unë. Më ka çuar instikti, të shkoj aty ku kam shkuar.

Jo se e kam ditur që unë do jem kjo, apo do bëj këtë, apo do bëj atë. Thjesht me shku. Me kënaq shpirtin tim. Sepse ishte foleja ime, gjeta folenë, po kështu edhe fëmijët sot.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult