Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Aktori i mirënjohur i teatrit “Migjeni” në Shkodër, Enver Hyseni, nuk jeton më. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta në moshën 71-vjeçare bëhet i ditur nga Teatri Migjeni.

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”,  Enver Hyseni!

Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve! U prehsh në paqe, Enver Hyseni!

Homazhet zhvillohen nesër, me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni””, thuhet në njoftim.

Pjesë e Teatrit Migjeni që prej vitit 1975, Enver Hyseni numëron role të shumta në teatër, por nuk kanë munguar as rolet e tij në filma./tvklan.al

–‐————-

Lexo edhe:

SOKOL OLLDASHI: DO TË SHKOJ PËR TË MOS U KTHYER KURRË MË…

ObserverKult