Kush ishte “babai i historisë”?

Nga Marc G. DeSantis

Herodoti ishte një historian i lashtë grek. Ai lindi rreth vitit 484 Para Krishtit, dhe ishte nga qyteti Halikarnasus (sot Bodrum në Turqi) në Saria, një rajon në Azinë e Vogël Jugperëndimore (Turqia e sotme). Ndërsa shumë gjëra mbi jetën e tij mbeten të panjohura, ne dimë pak edhe për origjinën e tij, dhe si ai u bë i njohur si “babai i historisë”,duke frymëzuar një disiplinë të re dhe shumë breza historianësh.

Nga ishte Herodoti?

Edhe pse Halikarnasusi u themelua nga grekët e lashtë, Saria ishte e ndarë nga qytet-shtetet greke, duke pasur dialektin, kulturën dhe qeverisjen e saj. Kristofer Baron, profesor i historisëklasike në Universitetin e Notrë Dam, thotë se Herodoti mund të ketë pasur disa prejardhje,sariane apo edhe greke.

“Ndoshta kjo trashëgimi e përzier, ishte një nga gjërat që frymëzoi kuriozitetin e tij mbi botën”-thotë Baron. Më vonë Herodoti u vendos me banim në Turi. Një qytet grek në Italinë E Jugut, ku edhe vdiq rreth viteve 420 Para Krishtit.

Sipas Bibliotekës Britanike, Herodoti shkroi librin “Historitë” në gjysmën e dytë të shekullit V Para Krishtit. Ai është rrëfimi i parë historik i njohur në botë. Dhe përshkruan disa ngjarje historike, duke përfshirë Revoltën Joniane (viti 499 Para Krishtit), si dhe flet mbi kalorësit nomadë Skithianë nga Euroazia.

Në fillim të serisë me 9 libra, Herodoti shkroi: ”Këto janë përfundimet e hulumtimeve të Herodotit nga Halikarnasusi, në mënyrë që gjërat e bëra nga njeriu të mos harrohen me kalimin e kohës, dhe që ato vepra të mëdha dhe të mrekullueshme, disa të kryera nga helenët, të tjerat nga barbarët, të mos e humbin lavdinë e tyre”.

Për më tepër, ai shkroi se donte të shpjegonte arsyen pse grekët dhe persët hynë në një luftë midis tyre në vitet 490-479 Para Krishtit. Megjithatë krahas këtij tregimi, “Historitë” përshkruajnë në detaje shumë tema të tjera.

Termi që përdori Herodoti për të përshkruar veprën e tij

Termi që përdori Herodoti për të përshkruar veprën e tij ishte “historia”, që me kalimin e kohës fitoi edhe kuptimin që ka sot. “Herodoti heton shkaqet e ngjarjeve të kaluara, dhe ofron një rrëfim të tyre. Megjithatë, ai ishte i interesuar për shumë më tepër sesa vetëm për narracionin politik dhe ushtarak të ngjarjeve.

Ai na jep përshkrime të gjata të zakoneve shoqërore dhe fetare të popujve të tjerë (etnografia). Të mrekullive të ndërtuara nga njeriu (për shembull Muret e Babilonisë dhe piramidat në Egjipt), dhe dukuritë e botës natyrore (shkaqet e përmbytjes vjetore të lumit Nil).

Herodoti nuk pretendon të jetë një dëshmitar i dorës së parë për ndonjë ngjarje të madhe që përshkruan. Ai udhëtoi nëpër botën e njohur të asaj kohe. Duke biseduar me banorët vendas që takoi. Dhe duke bërë shumë pyetje kudo që shkoi. Në këtë mënyrë mori dëshmitë e ndryshme që do t’i përfshinte tek “Historitë”.

A mund t’i besohet shkrimeve të Herodotit?

Kritikët e lashtë por edhe ata modernë,thonë se raportimi i Herodotit nuk është i besueshëm. Gjeografi i lashtë Straboni (63 Para Krishtit-23 Pas Krishtit), ankohej se “në shkrimet e Herodotit kishte shumë marrëzira”, i cituar në librin e historianit Uill Durant në vitin 2011 “Jeta në Greqinë e Lashtë”.

Për më tepër, ndërsa politikani dhe oratori romak Ciceroni (106-43 Para Krishtit), e quante Herodotin si “babain e historisë”, ai shtoi se në veprën e tij kishte edhe shumë përralla të pabesueshme. “Në shkrimet e Herodotit ka shumë gjëra, mbi të cilat mund të themi me siguri që nuk janë të vërteta. Dhe ka po ashtu shumë histori, të cilat sot do t’i klasifikonim si legjendare apo mitike”- thotë Baron.

Ndërsa është e vërtetë që metodat e Herodotit për të regjistruar historinë, janë të ndryshme nga ato të historianëve modernë. Kjo nuk e bën atë domosdoshmërisht një gënjeshtar. Ai ishte i paanshëm në koleksionimin e fakteve dhe tregimeve. Dhe bëri shumë përpjekje për t’i marrë ato nga burime të ndryshme.

“Koncepti se Herodoti tha qëllimisht gënjeshtra në veprat e tij, bazohet në një keqkuptim ndaj qasjes dhe objektivave të tij. Ai ishte i interesuar për të vërtetën, por ndërkohë e kuptoi se sa e komplikuar mund të ishte kjo e fundit”- tha Baron.  

Vendi i Herodotit në histori

Një tipar i dukshëm në shkrimet e Herodotit, është se ai eksploron shumë histori të ndryshme nga tema kryesore e “Historive”. “Leximi i Herodotit kërkon durim. Disa lexues mendojnë se atij i duhet shumë kohë për të arritur tek thelbi. Por shumica e studiuesve sot, do të pajtoheshin se këto devijime të shpeshta. Të gjitha ato informacione që ofrohen si sfond, ndihmojnë në shpjegimin e asaj që ndodhi”- thekson Baron.

Pjesa më e madhe e shkrimeve të Herodotit mbi luftërat greke dhe persiane, është dramatike dhe tërheqëse. Disa nga historitë më të famshme në librin e tij ‘Historitë”. Përfshijnë athinasit që vrapojnë në Betejën e Maratonës (viti 490 Para Krishtit). Dhe rezistencën e fundit të spartanëve në Betejën e Termopileve (viti 480 Para Krishtit).

Të dhënat e Herodotit

Të dhënat e Herodotit, janë rrëfimet më të hershme mbi këto ngjarje historike. Atëherë, a e meriton vërtet Herodoti titullin “babai i historisë”? “Pjesa më e madhe e materialit të tij, sot nuk do të konsiderohej histori. Por ndërkohë është e rëndësishme të mos harrojmë se para se të shkruante Herodoti nuk ka pasur një zhanër të quajtur ‘histori’.

Unë mendoj se duke i vënë vetes detyrën themelore të shpjegimit dhe rikujtimit të ngjarjevetë kaluara. Ai mund të konsiderohet me të drejtë si historiani i parë në botës. Largpamësia e Herodotit mund të shërbejë ende si një shembull për historianët e sotëm. Dhe kjo në dy mënyra: pikëpamja e tij e gjerë se çfarë duhet të përmbajë historia, dhe gatishmëria e tij për të vlerësuar kulturat e huaja sipas gjendjes së tyre”-përfundon Kristofer Baron. / “Livescience”

ObserverKult

LEXO EDHE: Shtatë mrekullitë e botës antike: Cilat ishin dhe çfarë ndodhi me to?