Ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare aktori Pandi Siku.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë përcolli lajmin, duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve por edhe vlerësimet për figurën e Pandi Sikut.
Ai pati një karrierë të gjatë me role të spikatura si aktor në kinematografi dhe në teatër.
Pandi Siku lindi në Tiranë, më 28 korrik.
Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve, dega e dramës, më 1972, filloi punë në Teatrin Popullor. Aktiviteti i tij artistik vazhdoi deri më 2001, kur emigroi në SHBA, në shtetin Illinois.
Ka luajtur në teatër, në shfaqjet “Epoka para gjyqit” (rolin e Shpend Dragobisë, 1978), “Furrnalta” (rolin e Bardhit, 1979) më të cilin fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” në rolet e dyta, “Komunistët” (Rrema, 1981), “Romeo dhe Zhuljeta” (Merkucio, 1987), “Dy zotërinj nga Verona” (Valentini, 1990), “Quo Vadis” (pjesëtar i Korit, 1997), më të cilin fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” për role të dyta.
Filmat ku ka interpretuar:
1971: Kur zbardhi një ditë
1973: Brazdat (Ademi)
1977: Njeriu me top (Adnan Pinxho)
1977: Një udhëtim i vështirë (Sokoli)
1978: Kur hidheshin themelet (Mani)
1979: Mysafiri
1984: Fushë e blerte, fushë e kuqe (Misto)
1984: Koha nuk pret (agjent sigurimi)
1987: Këmishët me dyllë (Koburja)
1988: Shpresa (Niko)
1988: Tre vetë kapërcejnë malin (Kico Zgurra)
1990: Fletë të bardha./(ATSH)
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR SHQIPTAR, PANDI SIKU
ObserverKult