Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, Pandi Siku

Pandi Siku, aktori shqiptar është ndarë nga jeta sot. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Siku ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare në SHBA, aty ku jetonte prej vitit 2001.

Pandi Siku lindi më 28 korrik në vitin 1949 në Tiranë. Ai u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe më pas në vitin 1973 iu bashkua trupës së Teatrit Popullor, transmeton ‘dritare.net’.

Filmat në të cilat luajti:

Këmishët me dyllë (1987)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Koha nuk pret (1984)
Një udhëtim i vështirë (1977)
Brazdat (1973)
Njeriu me top (1977)
Mysafiri (1979).


Lexo edhe:

VDES NË MOSHËN 89-VJEÇARE KINEASTI I NJOHUR, KRISTAQ DHAMO

Kineasti i njohur Kristaq Dhamo është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Artisti i cili ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, 64 vite në parë “Tanën” u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e konfirmon regjisori Joni Shanaj, i cili shkruan se vdiq pranë dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, arkeologes Dhorka Dhamo.

“Kjo foto e zgjedhur bukur nga arkivi dhe dhuruar nga një bashkëpunëtor i Kristaq Dhamos, më duket më përfaqësuesja sot që Kristaqi u nda nga ne nën kujdesin e vajzave të tij Rudinës dhe Delinës, të cilat kanë qenë shembulli më model i dashurisë së dy vajzave, për një baba, edhe pse ai prind ishte dhe do të mbetet një burre i shenjtë për pasurinë dhe begatinë shpirtërore të një vendi e një populli të tërë.

Iku një dhome ngjitur me Dhorkën, bashkëshorten dhe bashkëudhetaren e tij trimëreshë, njeiru i dritës më të madhe dhe dashurisë thjeshtësisht e madhërisht për njerëzore. Myzeqar i artë i begatisë së punës përtej ndoshta çdo përfytyrimi të sotëm…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU