Kush ishte personi që e ndihmoi Alban Skënderajn në fillimet e tij? Këngëtari zbulon të pathënat

Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj, ka folur si rrallë herë për jetën e tij private teksa ka zbuluar disa të pathëna që nuk i kemi ditur për të.

I ftuar në ‘A Live Night’, kantautori ka rrëfyer se si nisi rrugëtimi i tij për t’i hyrë muzikës dhe cili ka qenë personi që e shtyu të bëhej njeriu që është sot, transmeton ‘tirananews.al’.

Albani ka zbuluar se në një moshë shumë të vogël ka nisur të shkruajë tekset e tij të para. Kur ka nisur hapat e tij të para ka qenë një zotëri italian tek i cili mori disa leksione kantoje dhe e shtyu që të merrte pjesë në një ‘talent show’. Ku rezultoi fitues mes qindra konkurrentëve.

“Nuk është se kam qenë shumë i ndërgjegjshëm për talentin tim. Unë këndoja para pasqyrës, merrja një fshesë, sajoja diçka. Bëja çudira, por sa dilja nga shtëpia isha shumë i pasigurt.

Nisa që në moshë shumë të vogël të shkruaja tekstet e mia, meloditë e mia. Por për shumë vite nuk ia kam treguar askujt veçse familjes kuptohet. Sepse takoja muzikantë, artistë të tjerë që ishin të vegjël, por kishin studiuar, ishin nga ana teknike shumë të mirë.

Duhet të them që hapin e parë e kam bërë vonë por ka qenë një zotëri italian, unë uroj që të jetë gjallë sot. Duhet të jetë moshë e madhe tani, ai është ndoshta arsyeja që unë jam këtu sot.

U prezantova te ai zotëri dhe merrja leksione për kanton, doja të kuptoja ku isha dhe doja një ndihmë.

Ai që nga momenti që më dëgjoi, tha ‘vesh muzike ke dhe je shumë i intonuar, ti ke talent’. I thashë ‘nuk e di nuk kam eksperiencë’. ‘Si mendon pse nuk merr pjesë në një ‘talent show’ për krahinën’, më tha dhe i thashë ‘Në asnjë mënyrë, unë nuk jam gati’.

Ai insistoi dhe pranova. Këndova dy këngë të Eagles. Ishte juri e madhe, familja ime para, ishte i gjithë qyteti aty, këndova me shumë emocion.

Edhe pritëm në fund, juria vendosi dhe fitova unë në qindra konkurrentë. Për mua ishte ai moment që fitova besim te vetvetja…

Ai zotëria ka qenë shtysa më e madhe. Unë nuk doja të kompozoja në shqip, më pëlqente të këndoja në anglisht dhe italisht. Familja, prindërit, sidomos më luteshin të bëja një këngë shqip dhe unë bëra për t’ju bërë qejfin më shumë dhe për të provuar veten.

E realizova këngën ia dhashë babit. I thashë, na merre bëj çfarë të duash, nuk kam asnjë dëshirë apo ambicie të bëj diçka në Shqipëri. Ia dha një mikut të vet që e çoi në disa festivale dhe një ndër to ishte dhe Festivali i Fundvitit në RTSH, siç ishte dhe Top Festi.

Nga festivali morëm përgjigje në 2004 që i thanë babit nuk është pranuar. Ndoshta nuk e kanë dëgjuar fare, me siguri. Se në atë kohë ashtu funksiononte, shkonin kompozitorët e njohur, nuk kishte shumë mundësi për talentet e rinj. Erdhi dhe në Top Fest atje mbaj mend që ka ardhur shumë para afatit, sepse ashtu ka ndodhur”- tregoi Alban Skënderaj.


Lexo edhe:

ALBAN SKËNDERAJ: TË KËRKOJ, POR NUK TË GJEJ… (TEKSTI DHE KËNGA)

ObserverKult