Alban Skënderaj: Të kërkoj, por nuk të gjej… (teksti dhe kënga)

Si më le në ëndërr të jetoj?
Si më le të verbër të kërkoj?
Më fal veç një kujtim,
Një blitz nga sytë e tu si ngushëllim.
Me imazhin tënd ditët kaloj,
Ty në çdo fytyrë të pikturoj,
Më fal, më fal vërtetë,
Jetoj si një i marrë një gjysëm jetë.

Dhe refuzoj mendjen ta ndaj,
Lotët djegin zjarr në sy, por s’mund të qaj,
Përse s’të gjej, përse s’të gjej,
Universin e sfidoj edhe më tej,
Të kërkoj, por nuk të gjej… ty nuk të gjej.

Zemrën e kam nisur skaj më skaj,
Yjet veç për ty ndezur i mbaj,
Për ty… është pak për ty,
Kjo botë nuk ka kuptim pa ne të dy.

Dhe refuzoj mendjen ta ndaj
Lotët djegin zjarr në sy, por s’mund të qaj,
Përse s’të gjej, përse s’të gjej,
Universin e sfidoj edhe më tej,
Të kërkoj, por nuk të gjej… ty nuk të gjej.

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

Alban Skënderaj: Gjithçka që doja ishe ti (teksti dhe kënga)