Kush ishte skulptori i ndjerë, Thanas Papa: Si u ndëshkua se u dashurua me vajzën ruse…

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare artisti i njohur Thanas Papa. I lindur në Paftal të Beratit, Papa ishte i pari skulptor i diplomuar në Akademinë e Arteve në ‘Repin’ të Le nigra dit, ku përfundoi studimet me medalje ari në ’57-ën. Në rikthim nisi punë si pedagog, ndërsa dhjetëra skulptura të tij u ekspozuan në hapësira publike të Bashkimit Sovjetik të atëhershëm.

Mirëpo fati i tij ndryshoi rrjedhë pas viteve ’60. Ish-Sigurimi i kishte hapur dosje survejimi, pasi  siç thuhej, ishte dashuruar me një ruse e cila jo më pak se vajza e një nga udhëheqësve rus. 

Kështu, për shkak të historikut të ish-bashkëshortes së tij ruse Valentinës , me të cilën e detyruan të ndahet pavarësisht se kishin një vajzë, e më pas u dërgua për shumë vite si punëtor në prodhim.

Papa kreu aktivitetin e tij në studion e skulpturës që mbante emrin e tij, një ndër të parat atelie të ndërtuara për punime artistike që në 1958-ën.

Në atë kohë realizoi buste të udhëheqësve si diktatori Enver Hoxha, Mehmet Shehu etj.

Ai gdhendi në mermer një sërë figurash të njohura si Guri Madhi, Kostandin Kristoforidhi etj., dhe është autor i një sërë veprash të përshtatura në hapësira publike si “Peshkatari” anës detit në Vlorë, realizuar 65 vite më parë .

Vitet e fundit ai e ndau studion me djalin e tij Besartin tek i cili trashëgoi dhe dashurinë për gdhendjen./report.tv


NDËRRON JETË SKULPTORI I NJOHUR SHQIPTAR, THANAS PAPA

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, skulptori i njohur Thanas Papa. Papa ishte i diplomuar në vitin 1957 me Medalje Ari në Institutin “Rjepin” të Akademisë së Arteve të Bukura të Leningradit

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult