Kush nuk ka vuajtur kurrë, nuk di as të ngushëllojë…

Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm për vuajtjen. Ja si e mendojnë ata:

Kërkohet më shumë guxim për të vuajtur se për të vdekur.— Napoleon Bonaparta

Ne jemi shëruar nga vuajtja vetëm duke e përjetuar atë të plotë.— Marsel Prust

shpirt grua vuajtja

Do të vuash sepse asgjë nuk zgjatë përgjithmonë, kjo është e gjitha./Perl Bek

Çdo bisedë që bëhet me njeriun që nuk ka vuajtur është thjesht llafosje./ Emil Cioran

Duke vuajtur njerëzit bëhen engjëj.— Viktor Hygo

Shpirtërat e mëdhenj dinë të vuajnë në heshtje./ Fridrih Shiller

Kush nuk ka vuajtur nuk di asgjë: nuk njeh as të mirën, as të keqen, as njerëzit, as vetveten./ Fenelon

Ata që ankohen më shumë janë ata që vuajnë më pak./ Taciti

Njeriu që nuk ka ndërgjegje e mirësi nuk vuan./ Khaled Hoseini

Vuajtja është e rrënjosur në natyrën njerëzore; por nuk vuajmë kurrë – ose së paku shumë rrallë – pa ushqyer shpresën e shërimit; dhe shpresa është një kënaqësi.— Xhakomo Kazanova

Shpëtimi i botës është në vuajtjen e njeriut.— Uilliam Folkner

Gjithmonë bëje publikun të vuajë sa më shumë që të jetë e mundur.— Alfred Hiçkok

ObserverKult

—————————–

Lexo edhe:

KONICA: TË MBAJMË GOJËN TË MBYLLUR KUR S’KEMI GJË PËR TË THËNË!