ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit amerikan, Elbert Hubbard:
Kush di të humbasë është fitues.
Ujitni vetëm ato vese nga të cilat dëshironi të udhëhiqeni.
Më mirë të të gënjëjnë sesa të dyshojnë në ty.
Pesimizmi është emri që njerëzit me nerva të dobëta i japin mençurisë.
Jeta s’është tjetër veçse një andrallë pas një tjetre.
Mos jep kurrë shpjegime: miqtë e tu nuk kanë nevojë e armiqtë nuk të besojnë gjithsesi.
Kush nuk kupton heshtjen tënde, nuk do të kuptojë as fjalët e tua.
Një dështak është ai që ka gabuar e që s’është i aftë të mësojë nga gabimi.
ObserverKult
——————————-
LEXO EDHE: MOS PRIT… MOMENTI ASNJËHERË NUK DO TË JETË I DUHURI
ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Nëse presim deri sa të jemi gati, do të presim deri në fund të jetës sonë./ Lemony Snicket
Mos prit. Momenti asnjëherë nuk do të jetë i duhuri./ Napoleon Hill
Të priturit dhe të shpresuarit janë tërësia e jetës, dhe sapo të realizohet një ëndërr ajo shkatërrohet./ Gian Carlo Menotti
Sa shumë nga jeta e njeriut është humbur në pritje./ Ralph Waldo Emerson
Çfarëdo që jemi duke pritur – paqe të mendjes, kënaqësi, mirësi, ndërgjegjen e brendshme të begatisë së thjeshtë – me siguri do të vijë tek ne, por vetëm kur të jemi gati të pranojmë atë me një zemër të hapur dhe mirënjohëse./ Sarah Ban Breathnach
Pritja është ndryshku i shpirtit./ Carlos Ruiz Zafon
Mos prit! Fillo sot ëndrrat tua, impulset tua, dëshirat tua, momentet tua të veçanta. Sepse ky është momenti yt./ Mary Anne Radmacher
Nëse pret të bësh çdo gjë derisa është e sigurt se është mirë, mbase asnjëherë nuk do të bësh shumë. /Win Borden
I hap krahët – sot. Përse të presësh / Jonathan Lockwood Huie
Nëse prisni, e gjitha që ndodh është se plakeni. /Mario Andretti
Të dish si të presësh është fshehtësia e suksesit./ De Maistre
Pritja e të përkryerës asnjëherë nuk është mençuri sikur përparimi./ Seth Godin
Nuk po prisni vetëm kot. Ka qëllim pas çdo shtyrje. /Mandy Hale
ObserverKult