Çdo njeri është libër, në qoftë se dini ta lexoni!

– Njeriu mëson përmes dy mënyrave: njëra është përmes leximit, kurse tjera është përmes shoqërimit me njerëz të mirë! (Will Rogers)
– Njeriu që nuk lexon libra nuk ka kurrfarë përparësie krahasuar me njeriun që nuk di të lexojë! (Mark Tuain)
– Gjithkah e kam kërkuar fatin, por nuk e kam gjetur askund, përpos në këndin e vogël me librin e vogël! (Thomas Kempis)
– Libri i mirë në kohën e mirë mund të ndryshojë jetën! (Burke Hedges)
– Në libra, njerëzit e mençur gjejnë ngushëllim nga vështirësitë që i sjell jeta! (Viktor Hugo)

– Çdo njeri është libër, në qoftë se dini ta lexoni! (Cening)
– Librat të cilat gjithkush i admiron janë ato libra të cilat askush nuk i lexon! (Anatol Frans)
– Librat pasojnë moralin, nuk i pason morali librat! (Theophile Gautier)
– Filmi nuk është libër. Nëse burimi material është libër, ju nuk mund të jeni tepër respektues ndaj librit. Gjithçka që ju i detyroheni librit është shpirti! (Graham Greene)
– Mos pini asgjë pa e shikuar, e mos firmosni asgjë pa e lexuar! (Thënie spanjolle)
– Librat e historisë që nuk përmbajnë gënjeshtra, janë tërësisht budallenj! (Anatol Frans)
– Ose shkruaj diçka që ia vlen ta lexosh, ose bëjë diçka që ia vlen ta shkruash! (Benjamin Franklin)
– Artisti nuk ka kohë t’i dëgjojë kritikat. Ai që dëshiron të shkruajë nuk ka kohë t’i lexojë kritikat! (William Faulkner)
– Kujdes kur të lexoni libra shëndeti, sepse mund të vdisni për një gabim shtypi! (Mark Tuen)/

ObserverKult