Kush nuk kupton heshtjen tënde, nuk do të kuptojë as fjalët e tua…

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit amerikan, Elbert Hubbard:

Kush di të humbasë është fitues.

Ujitni vetëm ato vese nga të cilat dëshironi të udhëhiqeni.

Më mirë të të gënjëjnë sesa të dyshojnë në ty.

Pesimizmi është emri që njerëzit me nerva të dobëta i japin mençurisë.

Jeta s’është tjetër veçse një andrallë pas një tjetre.

Mos jep kurrë shpjegime: miqtë e tu nuk kanë nevojë e armiqtë nuk të besojnë gjithsesi.

Kush nuk kupton heshtjen tënde, nuk do të kuptojë as fjalët e tua.

Një dështak është ai që ka gabuar e që s’është i aftë të mësojë nga gabimi.

ObserverKult