“Kush ta ndjen ty aromën”, këngë e re e Alban Skënderaj (teksti dhe video)

‘Këngëtari aq i dashur për publikun Alban Skënderaj, ka publikuar këngë të re.
“Kush ta ndjen ty aromën’’ titullohet kënga ndërsa për muzikën dhe tekstin është kujdesur vet, Alban Skënderaj.
Producenti i këngës është Lorenc Aliaj.
Kënga që për tematikë dashurinë e humbur është lansuar dje në Youtube.
Deri tashti ajo ka marrë mbi 100 mijë klikime.

Në vazhdim gjeni tekstin e këngës dhe mund ta shihni edhe videoklipin:

Alban Skënderaj: Kush ta ndjen ty aromën

Kush ta ndjen ty aromën
Kush të qesh ty në shtrat
Kush të mban ty në krahët e tij
Kush po ndihet me fat
Kush ta prek sonte trupin
Kush të rri ty kaq pranë
Kush t’i puth sonte buzët
Dorën kush t’a mban

Jooo nuk jetoj pa ty
Jooo nuk jetoj pa ty
Sa më dhëmb kur të mendoj me tjetër kënd
Shpirti më ndahet në dy
Jooo nuk jetoj pa ty
Jooo nuk jetoj pa ty
Jo nuk jam i fortë e di
Rri i strukur në vetmi
Dhe imagjinoj se si
Po fle ti mbi gjoksin e tij

Kujt ja fal ti buzëqeshjen
Kujt i ulesh në prehër
Mos më thuaj ti që është ai
Jo jo mos ma thyej zemrën ti dy herë
Kujt i thua rri me mua
Kujt i thua ty të dua
Kujt i thua dashuri të lutem

Jooo nuk jetoj pa ty
Jooo nuk jetoj pa ty
Sa më dhëmb kur të mendoj me tjetër kënd
Shpirti më ndahet në dy
Jooo nuk jetoj pa ty
Jooo nuk jetoj pa ty
Jo nuk jam i fortë e di
Rri i strukur në vetmi
Dhe imagjinoj se si
Po fle ti mbi gjoksin e tij

ObserverKult